Për herë të pesëmbëdhjetë Agjencisë Bullgare të Investimeve iu dha çmimi vjetor “Investitori i Vitit”, këtë herë në internet, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në konkurs, i cili synon të dallojë projektet më të rëndësishme të investimeve në Bullgari në vitin 2020, fituesi i madh është kompania "Nestle Bulgaria", e cila është në tregun bullgar që nga viti 1994. Ajo prodhon produkte për mbi 35 tregje në të gjithë botën.
Grupi Industrial “Sisecam”, i cili që nga viti 1997zhvillon në vendin tonë fabrikat e veta për prodhim të llojeve të ndryshme të qelqit, fitoi Çmimin për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Investimeve. Investimet e tij totale në Bullgari arrijnë 800 milion dollarë.
Ndër fituesit është shoqata "Fëmijët me Sëmundje Onkohematologjike", e cila mori një pllakë kristali për "Fillim të Suksesshëm". Ajo rri prapa Qendrës së parë dhe të vetme të Rehabilitimit për fëmijë me sëmundje onkohematologjike në Bullgari dhe në Ballkan që është dhe një nga qendrat e pakta të tilla në botë.Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..