Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për sekretet e dantellës bullgare

Foto: BGNES

Jemi në muajin mars dhe me gjallërimin e natyrës sikurse dhe ne zgjohemi për të bukurën, mundohemi që ta gërshetojmë dhe ta përfshijmë në çdo një aspekt të ditëve tona të përditshme. Në të kaluarën bullgarja e ka shfrytëzuar periudhën e dimrit, që të krijojë bukuri, këmisha të qëndisura, mbulesa ose dhe dantella fine. Kanë përdorur fije prej pambuku ose mëndafshi: sa më i hollë ka qenë peri, kaq më fine ka qenë dantella. E punuar me finesë, ajo ka zbukuruar mëngët, brezat, shamitë për kokë të bullgares.

Dhe në kohërat e sotme moderne dantella përdoret përsëri në jetën tonë  - me të zbukurohen jo vetëm rrobat, por dhe çarçafët për të fjetur dhe shallet, punohen mbulesa për krevat dhe tavolinë, aksesor të ndryshëm dhe bizhuteri, madje dhe piktura të tëra.  

Në Bullgari janë të shpërndara dy tipa të dantellës - të Kalloferit dhe dantella e qepur “kene”, thotë mjeshtrja Ani Joveva. Cili është ndryshimi midis tyre - do të kuptoni nga publikimi Arti i dantellës akoma ruan fshehtësi të pazbuluara”.

Gjatë luftës Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878) qyteti malor Kallofer ka qenë i djegur dhe i lënë në shkatërrimin e sipër, kurse dantella është kthyer  në një mjet kryesor për të jetuar. Prandaj kanë filluar ta quajnë punimin me dorë “magjia e bardhë”. Për traditat në punimin e dantellës tradicionale të Kalloferit, e cila paraqitet tek ne në fund të shekullit të 19 tregojmë në “Dantella e Kalloferit simbolizon vullnetin e popullit tonë të shpëtojë në kohëra të vështira”, edhe një material tjetër interesant për këtë mjeshtëri nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dafo Trendafillov

105 vjet nga lindja e gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov

Në datën e sotme - 17 janar - festojmë 105 vjetorin e lindjes së gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov. Ai ka lindur në fshatin Gella të malit të Rodopeve në vitin 1919 dhe e gjithë jeta e tij ka mbetur e lidhur me këtë rajon magjik. Dafo..

botuar më 24-01-17 8.50.PD
Nadka Karaxhova

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..

botuar më 24-01-03 4.22.MD

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD