Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 363

Foto: Pixabay

Spitalet po pezullojnë pranimet e planifikuara për shkak të valës së tretë të pandemisë

Nga 8 marsi, pranimi i planifikuar dhe operacionet e planifikuara në të gjitha spitalet në zonat e kuqe në vend do të pezullohen. Kryeqyteti Sofja është gjithashtu mes tyre,  tha para BNT drejtori i Spitalit “Aleusandrovska”, Prof. Boris Bogov. Udhëzimi u mor nga Shtabi Operativ dhe pritet urdhri zyrtar. Qëllimi i masës është lirimi i shtretërve për pacientë me koronavirus

“Ka mjaft mjekë. Spitalet janë të përgatitura, kolegët dinë më shumë, ne nuk kemi deficite të asgjë, por për këtë periudhë nga nëntori deri më sot nuk kemi kuadro të reja. Thirrja për të gjithë është të respektojnë masat, vala e tretë e infeksionit po përhapet dhe javët në vijim do të rritet numri i të infektuarve”, paralajmëroi Bogov.


Mostra nga Bullgaria do të testohen në Gjermani për llojin  britanik të Covid-19

Bullgaria dërgoi 600 mostra për testim në Gjermani për të vlerësuar frekuencën e përhapjes së llojit britanik të koronavirusit në vendin tonë. Kjo u njoftua në Veliko Tarnovo nga Ministri i Shëndetësisë Konstantin Angellov. Ai sqaroi se deri më tani nuk parashikohet shtrëngim të njëjtë të masave në të gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë ka treguar që po diskutohet vendosja e pasaportave të gjelbra të vaksinimit për turistët e huaj në Bullgari, në mënyrë që të mos dëmtohet fillimi i sezonit turistik veror.


Infektuar rishtas me koronavirus janë 18 për qind nga 12 167 testeve

2198 janë të infektuar rishtas me koronavirus në vend. 18 për qind e 12 167 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë janë rastet më të reja në qytetin e Sofjes - 607. Pasuar nga Plovdiv me 183 dhe Varna me 142. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë arriti në 255 381 veta.

Rastet aktive janë 34 237. Të shtruarit në spital janë 5 307. Pacientët në njësitë e kujdesit intensiv janë 440. Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 1638 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, 210 638 njerëz janë të shëruar. Për 24 orët 93 njerëz vdiqën dhe me ta numri i përgjithshëm i të vdekjeve arriti në 10 506 njerëz.

Në 24 orët e fundit, 20 376 njerëz u imunizuan. Një total prej 268 544 tashmë janë të vaksinuar. Bullgarët me një dozë të dytë janë 4712.


Spitalet po pezullojnë pranimet e planifikuara për shkak të valës së tretë të pandemisë

Nga 8 marsi, pranimi i planifikuar dhe operacionet e planifikuara në të gjitha spitalet në zonat e kuqe në vend do të pezullohen. Kryeqyteti Sofja është gjithashtu mes tyre,  tha para BNT drejtori i Spitalit “Aleusandrovska”, Prof. Boris Bogov. Udhëzimi u mor nga Shtabi Operativ dhe pritet urdhri zyrtar. Qëllimi i masës është lirimi i shtretërve për pacientë me koronavirus

“Ka mjaft mjekë. Spitalet janë të përgatitura, kolegët dinë më shumë, ne nuk kemi deficite të asgjë, por për këtë periudhë nga nëntori deri më sot nuk kemi kuadro të reja. Thirrja për të gjithë është të respektojnë masat, vala e tretë e infeksionit po përhapet dhe javët në vijim do të rritet numri i të infektuarve”, paralajmëroi Bogov.


Muzikantët kërkuan mbështetje në kushtet e pandemisë

Dhjetëra muzikantë të pavarur, duke përfshirë një numër emrash të njohur, i dërguan një letër të hapur Kryeministrit Bojko Borisov me kërkesë që të zhvillohet një mekanizëm i përshtatshëm për t'i ndihmuar ata në kontekstin e krizës së koronvirusit. Ata theksojnë se të gjithë sektorët e prekur në vend morën një lloj kompensimi, por muzikantët e pavarur nuk kanë marrë ndonjë mbrojtje. Në letër thekson se shumë prej tyre kanë mbetur pa absolutisht asnjë të ardhur për një kohë të pacaktuar.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Gergana Mançeva dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit të sondazhit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD