Stina turistike verore do të nisë më 1 maj, por gjatë respektimit të të gjitha masave kundra epidemiologjike. Kushti është që turistët të cilët hyjnë në vendin tonë të prezantojnë PCR-test, certifikatë të vaksinimit ose provë të antitrupave. Kjo u njoftua gjatë turneut të punës të kryeministrit Borisov më 14 mars. Ai shtoi se është me një rëndësi të madhe që industria të përgatitet që tani për stinën dhe udhëtarët të jenë të informuar në çfarë kushtesh do të mund të vizitojnë vendin tonë.
Me hapjen më të herët të stinës aktive sivjet, shteti mundohet të gjallërojë një nga sektorët e dëmtuar më fortë nga epidemia tek ne. Ideja është që me afrimin e festave gjatë muajit maj, punonjësit në industri të kenë “njëfarë parashikueshmëri, që të mund të parashikojnë paketa konkrete”- deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e turizmit Mariana Nikollova. Në këtë moment po shqyrtohet dhe pjesëmarrja jonë në të ashtuquajturin certifikatë të gjelbër elektronik të Bashkimit Evropian për udhëtim me idenë të mund të lehtësohet lëvizja në rajon.
Po rrjedhin dhe të ashtuquajturat “marrëveshje bilaterale” sa i përket pranimit të turistëve me të ashtuquajturat certifikata të vaksinimit. Autoritetet thonë se masat koordinohen me Komisionin Evropian dhe se Bullgaria po bëhet gati të presë përfshi dhe turistë nga shtete jashtë Bashkimit Evropian. Kushti është që ata të prezantojnë një PCR test negati , të kenë antitrupa, ose një vaksinë të vënë, të ndryshme nga ato të miratuara nga Bashkimi Evropian.
“Tingëllon shumë bukur - hapja e sezonit , por ka akoma shumë gjëra të tjera, të cilat duhet të merren parasysh. Lajmin duhet ta marrim me një majë me kripë” - komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare Dimitër Popov, kryetar i Bordit të Shoqatës Bullgare të Operatorëve dhe të Agjentëve Turistikë. Si pozitive ai e përcakton anonsën për fillimin e sezonit më 1 maj për tregjet, “ku imunizimi po ecën me një forcë të plotë, por në këtë moment Bullgaria qëndron përpara një problemi shumë serioz:
“Të paktën për Evropën Perëndimore, Bullgaria akoma po ndrit me ngjyrë të kuqe në Kovid-hartën dhe kjo në asnjë mënyrë nuk është në dobinë tonë. Në këtë moment operatorët e mëdhenj turistikë, të cilët realizojnë fluturime të çartërit, ndjekin pikërisht këtë tregues gjatë planifikimit të fluturimeve të tyre. Dhe derisa tek ne nuk pakësohet shpërndarje e infektimit, si dhe rastet e vdekjes, ne nuk mund të presim një stinë të suksesshme.”
Sipas Dimitër Popovit në këtë moment të një kaosi dhe të një pa parashikueshmërie e gjithë industria po punon mbi parimin e minutës së fundit. E megjithatë, në cilat tregje mund të mbështetemi?
“Mbështetemi tek tregjet më të afërta - tek rumunët. Mbështetemi në tregun e Izraelit, Polonisë - këto tregje, të cilat shënonin një rritje gjatë viteve të fundit. Nën pikëpyetje mbetet Rusia, mbase do të ketë një shpim. Por, Evropa Perëndimore mbetet një pikëpyetje e madhe” - përfundoi Dimitër Popov.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..