Më 18 mars të vitit 1929 u vu fillimi i speleologjisë në Bullgari. Që nga viti 1975 e deri më sot speleologët bullgarë plotësojnë Kartotekën e Shpellave Bullgare, ku janë të mbledhur të dhëna dhe harta të më se 6000 shpella të studiuara.
“Në kushtet e pandemisë së koronavirusit, është sikur të kemi harruar datën e themelimit të lëvizjes së organizuar të shpeleologëve në vend, por le të kthehemi në histori, sepse ajo nuk fillon me ne!” - shkruan speleologët nga Shoqata Bullgare të Shpeleologëve në faqen e tyre në internet. Aty ata përshkruajnë gjithashtu “kënaqësinë që përjeton dikush në soditjen e bukurive nëntokësore të shpellave”, por shtojnë se kjo nuk është forca e vetme tërheqëse që të bëhet njeriu speleolog.
Shpellat ende fshehin “njolla të bardha në planet”, ku askush nuk ka shkelur ende. Ata janë gjithashtu streha e fundit për romantikët që kërkojnë vende të paprekura, të pastra dhe të qeta në natyrë. Për njerëzit me frymë hulumtimi, speleologjia është një aktivitet ku zbulimet janë akoma të mundshme. Ja se si në vitin 1937 Dimitër Tishin - një nga guxuesit e parë që depërtoi në shpellat në vendin tonë, përshkruan hyrjen e tij në "Su battë" - një shpellë me thellësi prej 58 metra afërqytetit Kotell, ku toka fsheh ujërat e pastra të një rrjedhe mali:
“Uji më vërshoi. Vetëm koka ime mbeti mbi ujë. Po merrja frymë vështirë. Unë shkova përpara me kujdes. Hyra në një sallë të madhe të errët dhe, o mrekulli! Tavani dhe muret ishin të zbukuruar me stalaktite dhe stalagmite të paprekura. Dukej se sikur dhjetëra skulptorë më të aftë të punonin këtu .... ”
Sot speleologjia në Bullgari zhvillohet me ritme më të shpejta sesa në gjithë Gadishullin Ballkanik. Vendi ynë ka një rol të rëndësishëm në fushën e shpëtimit të shpellave. “Në disa zona, speleologjia bullgare po udhëheq jo vetëm në nivel rajonal por edhe në të botëror”, mendon Doc. Javor Shopov, President i Federatës Bullgare të Speleologjisë.
Speleologët e konsiderojnë veten njerëz të një lloji të veçantë, dashuria e tyre për bukurinë e shpellave të paarritshme nuk njeh kufij. Dimitër Paunov është një adhurues i shpellave me përvojë shumëvjeçare. Ai është ish anëtar i Klubit të Speleologjisë “Aleko Konstantinov” në Sofje. Ai tregon për punën e vështirë, por magjepsëse të speleologëve. Intervistën me të mund të lexoni KËTU.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..