Dojeni i diplomacisë bullgare Rajko Nikollov vdiq sot në moshën 96 vjeç, njoftoi Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme. Nikollovi ishte ambasador shumëvjeçar i Bullgarisë në OKB në Gjenevë, në ish Jugosllavi dhe Itali. Ai ishte ndër ata që formuan politikën ballkanike të Bullgarisë para vitit 1989, është njeriu që e solli Sergej Antonovin përsëri në Bullgari.
Rajko Nikollov ishte njeriu, i cili e zbuloi për Bullgarinë qytetin Celle di Bulgheria në Itali, emri i të cilit kujton për praninë e gjerë të bullgarëve në ato troje në të kaluarën. Studiuesit lidhin rrënjët bullgare të popullsisë lokale me Alcek, i cili besohet të jetë vëllai i Khan Asparuh. Sipas tyre, pak para se Asparuh të themelonte Shtetin e Parë Bullgar në vitin 681, Alcek u vendos në tokat e Mbretërisë Lombarde.
U prehtë në paqe!
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..