Sot, 55 vjet më parë, u krijua Shoqata e parë e Bullgarëve Banatë në Bullgari. Krijimin e saj ia detyrohemi entuziazmit dhe ambicies së trashëgimtarit të bullgarëve nga Vinga, Mihaill Shipkov, i lindur në vitin 1919 në fshatin Asenovo, rajoni i qytetit Pleven.
Shoqata u krijua si një “organizatë patriotike” që bashkonte bullgarët banatë dhe pasardhësit e tyre në Sofje. Ideja është që të mbahen lidhje të ngushta me grupet bashkatdhetare në Bullgari në mënyrë që të ruhet mënyra tradicionale e jetës dhe kultura, dhe vetëdija bullgare banate. Pas vdekjes së Mihaill Shipkovit në 1996, aktivitetet e shoqatës pushuan.
Në vitin 2007, ajo u rinovua përmes regjistrimit të një shoqate të re pasardhëse. Në krye qëndroi Svetllana Karaxhova, e cila çoi në një bashkim gradual të aktiviteteve të shoqatës dhe konceptit "Falmis" i lindur në vitin 1998 për botimin e parë të shtypur të bullgarëve banatë në Bullgari "FALMIS-Uvec falim" (nga përshëndetja katolike “Laudetur Jesus" Christus!”- “Lavdëruari qoftë Jezu Krishtit!”, Falmis vjen nga shkurtimi i kësaj përshëndetjeje).
Në vitin 2016 pranë shoqatës u krijua një grup vallëzimi “Falmis”. Ai bashkoi me folklorin e bullgarëve banatë pasardhësit e bullgarëve banatë në kryeqytet, por me kënaqësi pranon miq dhe admirues nga afër dhe nga larg.Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..