Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dizainjeri Filip Bojaxhiev kërkon vendin e vlerave në të tanishmen

Projekti më i ri i bullgarit zbulon rrezikun nga ekspozimi i tepërt i heronjve kombëtarë bullgarë

Foto: arkiv personal

"conTEMPORARY TRADITION"kështu e titulloi ekspozitën e tij krijuesi bullgar Filip Bojaxhiev. Ajo do të prezantohet para publikut në kryeqytetin gjerman Berlin nga 26 deri më 31 mars.

Në qendrën e vëmendjes janë imazhet e heronjve kombëtarë bullgarë dhe simbolet e lidhura me traditat dhe vetëdijen kombëtare bullgare. Kryesorja është dëshira e krijuesit për të bërë që shoqëria të rimendojë kontekstin në të cilin e shfrytëzon terma si “amtare”, “kombëtare”, “patriotike”. Sipas tij kushtet në të cilat jetojmë ka kohë që kanë ndryshuar si situata ashtu edhe konotacioni në të cilin përdorim këto koncepte. Dhe nëse nuk zgjidhet momenti dhe mesazhi i duhur që dikush dëshiron të përcjellë përmes tyre, rrezikon që të keqkuptohet. Fjalët madje mund të provokojnë tallje, pakënaqësi ose mërzi, të cilat nuk duhet t’i lejojmë.

Vështrimet e heshtura të revolucionarëve bullgarë Hristo Botev, Vasill Llevski dhe Georgi Rakovski, duke parë vizitorët nga muret në një nga qendrat komode të kulturës bullgare në kryeqytetin gjerman - "Kuker Berlin", me siguri do të ngrenë një sërë pyetjesh, përfshirë atë që njerëzit me të vërtetë e dinë për besëlidhjet, betejat dhe vlerat e mbrojtura prej tyre:

“Në shtresat e ndryshme të shoqërisë ata ndoshta perceptohen ndryshe - tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Filip Bojaxhiev. - Mund të them se një nga arsyet të realizoj këtë ekspozitë ishte ndjenja ime e brendshme se këta personazhe kanë filluar të humbin ndikimin e tyre. Për shkak të mbingopjes me imazhet e tyre, ata bëhen më shumë një objekt i kulturës pop.”

Arsyeja për këtë zhvlerësim, larg nga të qenit vetëm bullgar, është dëshira për të kërkuar besim në veprat dhe bindjet e tyre për t’i dhënë kuptim të tashmes përmes të kaluarës sonë.

“Në kohën e tyre, heronjtë bullgarë luftuan për lirinë tonë dhe sot ajo është e dhënë. Nuk ka asnjë mënyrë për të kopjuar veprimet e tyre drejtpërdrejt në kohën tonë, duke i ndjekur ata verbërisht - është kategorik dizainjeri. - Për mua, e kaluara është një trampolinë, një themel i fortë që duhet ta mbajmë mend. Sidoqoftë, ne nuk duhet të përpiqemi që ajo të mbizotërojë në të tanishmen tonë.”

Filip Bojaxhiev e shikon të ardhmen e ekspozitës së vet si udhëtuese dhe orientuar  kryesisht te publiku bullgar. Sidoqoftë  pa hezitim pranoi ftesën e organizatores gjermane – bullgares Diljana Veliçkova, pasi ai e përkufizon këtë si një eksperiment i mrekullueshëm me perceptimet e publikut. Tani për tani është i bindur, se një i huaj vështirë mund të kuptojë mesazhin e tij, por pranon, se dëshiron që mendimi i tij të jetë i përgënjeshtruar.

Kush në fakt është Filip Bojaxhievi dhe pse ju prezantojmë sfidën e tij të radhës artistike?

Edhe pse i ri, ai tashmë është midis emrave të afirmuar në qarqet artistike në Bullgari. Ai shpejt arriti të gjente rrugën e tij në universin e gjerë të dizajnit dhe iu përkushtua krijimit të reklamës dhe identitetit vizual të produktit. Ai e përcakton stilin e tij si minimalistik, por gjithmonë në përputhje me atë që do të ishte më e përshtatshme për projektin. Ne tashmë në një botim të Radio Bullgarisë ju kemi treguar për njërin prej projekteve të tij në të cilin rimendon qëllimin dhe frymën e rrugës së kryeqytetit “Mallko Tarnovo”. Pandemia pengoi realizimin e tij në tërësi, për të cilat duhen shumë fonde. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që puna u ndërpre. Përkundrazi - aktualisht po krijohet një ueb-faqe e veçantë, që zbulon detaje të historisë së një prej rrugëve më të shkurtra, por emblematike të Sofjes.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD