Vetëm disa ditë qëndrim në Sofje arritën të akomodojnë të paktën tre ngjarje të rëndësishme muzikore me pjesëmarrjen e violinistit dhe dirigjent të famshëm Aleksandër Zemcov. Në sallën “Bëllgaria” ai drejtoi një program të Filarmonisë së Sofjes, me solist – Misha Majski. Ky është koncerti i dytë i Majskit dhe i Zemcovit tek ne, ai më përpara qe me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.
Mbase duhet të rikujtojmë se të dy relativisht shpesh punojnë bashkë dhe deri në një shkallë të madhe vizitën e violonçelistit të madh ia dedikojmë dhe punës së tyre të mirë të përbashkët dhe miqësisë profesionale. Mendoj se një shkak i ngjashëm qëndron dhe pas vizitës së parë tek ne të pianistit Evgenij Kisin, koncerti i të cilit do të mbetet në histori si një nga “fishekzjarrët” më të spikatura në skenën e sallës “Bëllgaria”.
Aleksandër Zemcov incizoi për Televizionin Kombëtar Bullgar dy krijime të reja bullgare, bashkë me klarinetisten Denica Lafçieva dhe pianisten Borisllava Taneva, autore e njërës prej pjesëve. Incizimet, të cilat së shpejti do të transmetohen, janë një premierë botërore të krijimeve. Disa orë përpara se të largohet, ai zhvilloi dhe klasë mjeshtërie në violë në Akademinë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov”. Mori dhe shenjën e nderit dhe diplomë të rektorit të Akademisë për kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën muzikore.
Midis angazhimeve të tij Aleksandër Zemcov dha një intervistë të shkurtër për Radio Bullgarinë:
“Unë e dua shumë Bullgarinë, e dua vendin, i dua dhe njerëzit. Unë jam qytetar i dy shteteve – Gjermanisë dhe Rusisë. Por nuk mund të them se, jam një gjerman absolut në Gjermani, as një rus njëqind për qind në Rusi, ku jetova deri në moshën 16 vjeçare. Në Bullgari më pëlqen ky gërshetim i ngrohtësisë sllave dhe të përzemërsisë me përfytyrimet evropiane dhe vlerat. Që të gjithë e dinë se, bashkëshortja ime Denica Lafçieva është bullgare. Ne së shpejti do të festojmë 10 vjet nga dasma, por njihemi prej 14 vjetëve. Kështu që unë, jam një dhëndër bullgar dhe mund të më besoni. Më pëlqen të ekzekutoj, të drejtoj në Bullgari, më pëlqen të pushoj këtu , më pëlqen të bisedoj me njerëzit, më pëlqen ushqimi bullgar”.
Është marramendëse se, Aleksandri pa mësuar posaçërisht dhe pa qenë kjo gjuha kryesore në familje, flet shkëlqyeshëm bullgarisht, në të cilën u bindën që të gjithë të cilët qenë të pranishëm në klasën e tij të mjeshtërisë. Ai e njeh krijimtarinë e shumë kompozitorëve bullgarë, kurse përpara kohe qe interpretuesi i parë i një Koncerti për Violë dhe Orkestër të Emill Tabakovit.
“Më pëlqen shumë muzika, e cila bazohet mbi motive popullore - thotë Aleksandër Zemcov. Për shembull Bella Bartok , i cili ka rikrijuar folklorin hungarez, rumun, dhe bullgar. Kuptohet se, më pëlqen Panço Vlladigerovi, si dhe shumë kompozitorë të tjerë modern - nuk do të lë pa përmendur Emill Tabakovin dhe Dobrinka Tabakovën, e cila zhvillon një karrierë marramendëse në Londër. Për mua qe shumë emocionues takimi me muzikën e Dimitër Nenovit, të cilën e zbulova për veten time. Një përdorim i shkëlqyer i orkestrës, një nivel i lartë. Nuk mund të përmend që të gjithë, sepse emrat e kompozitorëve bullgarë nga shekulli i 20 dhe 21 janë të shumtë. Do të doja më shpesh të drejtoj krijime bullgare. Radhës tjetër kur do të kem koncert këtu, do të doja të interpretoj një krijim bullgar, dua që të tingëllojë më shumë muzikë bullgare”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Allbena Bezovska, binar.bgGjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..