Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 384

Foto: BTA

Ka mjaft shtretër për pacientët me Covid

Ka 48 000 shtretër për trajtim aktiv të Covid në Bullgari dhe ne nuk jemi të shqetësuar se shtretërit mund të mbarojnë, tha në Sliven Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov. Ai do të urdhërojë që të gjithë respiratorët në spitale të zhvendosen pranë shtretërve spitalor që të shfrytëzohen për reanimim. Sigurohet oksigjen për të gjithë vendin.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, ka një mori njerëzish të gatshëm të vaksinohen, duke përfshirë mjekë, infermierë, sanitarë dhe mësues, ndërsa interesi u rrit nga 27 për qind në 63 për qind. Angellov nuk pranoi të komentonte nëse masat e jashtëzakonshme do të zgjateshin pas 31 marsit.


Gjithnjë e më shumë bullgarë duan të vaksinohen

Përderisa në tetor dhe nëntor ata që dëshironin të imunizoheshin kundër Covid-19 në Bullgari ishte vetëm 20 për qind, tani numri i tyre u dyfishua dhe 40 për qind e njerëzve synojnë të vaksinohen. Këtë e tha para bTV Bogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë Ekzekutive për Barnat. Sipas tij, deri në fund të muajit rreth 250 mijë doza të vaksinave do të mbërrijnë në vendin tonë. Në prill do të furnizohen sasi më të mëdha të preparateve ARN - 250 mijë doza Pfizer / Biontech dhe 80 mijë Moderna. 300 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca priten gjithashtu. Sidoqoftë, Bogdan Kirillov nuk angazhohet të parashikojë nëse njerëzit do të jenë në gjendje të zgjedhin me kë të vaksinohen.


Në fund të verës mbi 70 për qind prej bullgarëve do të vaksinohen

Deri në fund të qershorit, gjysma e bullgarëve do të vaksinohen kundër koronavirusit dhe deri në fund të verës - mbi 70 për qind. Këtë parashikim e bëri para Nova TV Prof. Asen Balltov, drejtor i Spitalit Pirogov. Ai shpjegoi se furnizimet e vaksinave ARN pritet të trefishohen në prill.

Ndërkohë, vaksina e dytë vektoriale do të hyjë në betejë me Covid-19, dhe pastaj njerëzit do të jenë në gjendje të zgjedhin. Prof. Asen Balltov gjithashtu tha se versioni britanik është jashtëzakonisht agresiv dhe të sëmurët mund të infektohen përsëri. Sipas tij, infeksioni me koronavirus është bërë katalizator për sëmundjet kronike. “Kombi ynë kishte mjaft probleme serioze shëndetësore para krizës me koronavirusin”, shtoi ai.


96 milion leva për sistemin shëndetësor

Në një takim të jashtëzakonshëm qeveria ndau 96 milion leva për sistemin e kujdesit shëndetësor. 50 milion prej tyre do të shkojnë për të paguar 1000 leva për mjekët e linjës së parë, dhe 46 milion të tjerët - për të blerë remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve me koronavirus në spitale.

Kryeministri Bojko Borisov komentoi vendimet e udhëheqësve evropianë për vaksinat kundër Covid-19: “Unë jam i bindur që në ditët në vijim Komisioni Evropian do ta bëjë fakt shpërndarjen e tyre proporcionale. Ndoshta në prill do të kemi tre herë më shumë vaksina.”


Rënie e lehtë e infeksioneve të reja të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të fundit 3988 raste të reja të koronavirusit u identifikuan nga 17 825 testeve, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. Gati 22 për qind e mostrave janë pozitive. Shumica e infektuarve rishtas janë në Sofje - 1109, në Varna - 362, në Burgas - 321 dhe në Plovdiv - 295.

U shëruan 2161 veta, 99 njerëz vdiqën. 9281 pacientë u shtruan në spital, 769 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.

Rastet aktive janë 64 120.

Dje u dhanë 14 292 doza vaksinash dhe me to numri i përgjithshëm u bë 415 601. Që nga fillimi i epidemisë 321 104 njerëz u infektuan me Covid-19 dhe 12 512 njerëz vdiqën.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Vesella Krësteva dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona deri në kthjellim. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14° dhe..

botuar më 24-10-04 7.35.MD

Hiqet kërkesa që kamionët ndërkombëtarë të kthehen çdo dy muaj në bazën e transportuesit

Gjykata e Drejtësisë e BE-së anuloi një pjesë të legjislacionit evropian që kërkonte që kamionët për transport ndërkombëtar të ktheheshin çdo dy muaj në bazën e transportuesit. Me vendimin e tij, institucioni konfirmoi të gjitha tekstet e..

botuar më 24-10-04 4.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri Dimitër Gllavçev: Ekziston një rrezik i mundshëm nga vala e migrantëve

Ekziston rreziku i mundshëm nga një valë migrantësh, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në një konferencë pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare , në të cilin u diskutua kërcënimi për vendin tonë nga përkeqësimi i..

botuar më 24-10-04 3.11.MD