Dy herë më shumë bullgarë jashtë shtetit deklaruan dëshirë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 4 prill, në krahasim me votimin gjatë vitit 2017. Qendrat e votimit të hapura jashtë shtetit sivjet janë me 94 më shumë ose përgjithësisht 465. Katër prej tyre do të vendosen në Finlandë - në kryeqytetin Helsinki, ku janë paraqitur 93 aplikime, Turku me 77 të gatshëm për të votuar, Rauma - me 73 dhe Tampere me 68 aplikime të bullgarëve. Në një nga këto seksione do të hedh votën e tij dhe Martin Stefanovi 36 vjeç, i cili prej 6 vjetëve është një bashkëqytetar i Plakut të Vitit të Ri në qytetin Rovaniemi në Lapland, ku punon si ciceron turistik. Çmimi që ai të mund të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar do të jetë një udhëtim 700 kilometrash për në qendrën më të afërt të votimit.
“Finlanda nuk është një shtet shumë i madh si territor, por është shumë i zgjatur, dhe unë gjendem shumë në veri. Ka disa seksione për të votuar në pjesën jugore të vendit.
Sipas vërejtjeve të mia, ka vetëm edhe një bullgar tjetër i cili jeton po kaq në veri. Në pjesët jugore, rreth qyteteve më të mëdha Helsinki, Turku, Tampere ka mjaft më tepër bullgarë, por nuk janë ndonjë diasporë e madhe, serioze në Finlandë”- tregon Martin.
Aventura e tij veriore fillon gjatë vitit 2012. Akoma derisa studion në degën “Menaxhim të turizmit” ai shkoi në Finlandë, si student shkëmbimi në programin “Erasmus”. Ai dashurohet pas vendit dhe kthehet aty dhe për programin e tij të masterit në menaxhimin e turizmit kulturor, kurse pas kësaj mbetet të punojë si ciceron. Gjithmonë kam pëlqyer Veriun. Peizazhet, natyrën, njerëzit më të pakët”, thotë bullgari. Dhe bën provë të sjellë më afër bukurinë që e magjepsi me njerëz nga e gjithë bota përmes videove që ngarkon në kanalin e tij në Youtube.
Në to ai tregon për jetën e tij në Lapland, si vrapohet me kilometra gjatë temperaturave minus 30 gradë ose thjesht si të bëjmë një banesë eskimeze.
Dhe po, në Lapland është ftohtë, shumë ftohtë. Minus 25 gradë është temperatura mesatare gjatë periudhës së dimrit, kurse Martini ka përjetuar dhe 42 gradë, që sipas fjalëve të tij, nuk është dhe kaq befasuese. Ajri vjen nga Siberia dhe është mjaft i thatë, gjë e cila i bën temperaturat e ulëta mjaft më të durueshme në krahasim me disa vende më të lagështa në Finlandë. Drita është një temë tjetër dhe më saktë mungesa e një të tillë.
“Ju goditët temën time të dhimbshme. Për mua personalisht kjo është gjëja më e vështirë gjatë dimrit, sepse kemi vetëm rreth 2 orë dritë gjatë ditës. Dhe kur them dritë dite, mos mendoni se bëhet shumë e ndritshme. Zakonisht kam periudhë prej rreth 2 muajsh –nëntor dhe dhjetor, kur nuk e shoh fare diellin. Dhe kjo quhet dimër polar, natë polare dhe atëherë e kam shumë të vështirë të mund të gjej një motivim për çfarëdo gjëje. Thjesht bie në njëfarë gjendje të një letargjie dhe çdo një gjë kërkon përpjekje të shumta.”
Kjo periudhë dhe jeta në Lapland si tërësi, i kanë treguar Martinit sesa më i fortë mund të jetë njeriu nga ajo, të cilën e mendon, mjaft që të ketë dëshirë dhe një motivacion të brendshëm. Motivimi i tij është lëvizja mes natyrës, pa ndonjë rëndësi nga kushtet atmosferike. Është e mjaftueshme të kesh pajisje të mira, të pish ujë dhe të jesh i paarsyeshëm në mënyrë të matur.
Martini nuk do që të krahasojë Bullgarinë dhe Finlandës. Thotë se, që të dyja shtetet posedojnë bukurinë dhe joshjen e vet si për shembull mali Rilla ose Dritat e Veriut. Duhet që vetëm të kërkosh të shikosh të bukurën, edhe kur zgjedh drejtimin “të kundërt të atij të fluksit të njerëzve”.
Redaktore: Vesella Krësteva/ intervistë e Valeria Nikollovës, BNR-programi “Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: facebook/martin.stefanov
Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..