Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma "Dërgo një libër bullgar në Maqedoni" po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh

Foto: BTA

"Fuqia e BE-së nuk është vetëm në lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, por mbi të gjitha në shkëmbimin e lirë të ideve dhe të kulturës." Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në një takim me Viktor Stojanov, themeluesi i nismës civile "Dërgo një libër bullgar në Maqedoni".

Presidenti shprehu shpresë se udhëheqja e Maqedonisë Veriore, e cila po tregon synimin e saj për anëtarësimin në BE, do të jetë "më e hapur dhe më tolerante ndaj trashëgimisë sonë të përbashkët historike dhe kulturore".

Radev dhuroi libra për iniciativën dhe tha se Presidenca është e gatshme për të patronizuar fushatën. Stojanov falënderoi dhe tha se bashkatdhetarët tanë në Evropë, SHBA dhe Kanada po tregojnë gjithashtu interes të madh për të dhuruar libra për bullgarët në Maqedoninë e Veriut.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD