Pritet që ta arrijmë kulmin e sëmundshmërisë nga Covid-19 brenda disa ditëve në vijim
Megjithëse numri i pacientëve me koronavirus në spitale është më i lartë sesa gjatë valës së mëparshme, sistemi spitalor i reziston fluksit. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov në një takim pune në Këshillin e Ministrave. Kryeinspektori shëndetësor i shtetit, Angel Kunçev, pret që kulmi i sëmundshmërisë të arrihet këtë ose javën tjetër. Sot në vend mbërritën më shumë se 31 000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech. Po vazhdon vaksinimi i grupeve të veçanta të planifikuara sipas regjistrit elektronik kombëtar.Pritet që deri në fund të javës njerëzit e vaksinuar të arrijnë gjysmë milion. Ka interes të vogël për korridoret e gjelbra për vaksinimin falas kundër Covid-19 në kryeqytet, vunë në dukje reporterët tanë. Vaksinimet atje bëhen kryesisht me vaksinën e AstraZeneca.
Nuk përgatitet vendosja e kufizimeve të reja në Bullgari
Bullgaria pret 230 000 doza të vaksinave kundër Covid-19 deri në fund të kësaj jave dhe 700 000 doza deri në fund të prillit. Janë siguruar sasi të mjaftueshme të Remdesivir. Sistemi shëndetësor gjithashtu ka të gjitha medikamentet e nevojshme, dezinfektuesit dhe oksigjenin, për të trajtuar pacientët me virusin e ri. Kjo u raportua në një takim pune me Kryeministrin Bojko Borisov. "Ne e kemi përmbushur zotimin tonë dhe kemi siguruar financimin e nevojshëm për luftimin e koronavirusit deri në maj. Qeveria dhe parlamenti tjetër do të vendosin se si të vazhdojnë financimin e sistemit në të ardhmen, " tha Kryeministri. Bojko Borisov hodhi poshtë lajmet e rreme rreth futjes së një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe kufizimeve të reja në vend, njoftoi BTA.
Të shtruarit në spital me Covid-19 janë afro 10 000
Avokati i Popullit kërkon që certifikata e imunizimit të jetë falas
Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva kërkoi nga Ministri i Shëndetësisë që të urdhërojë që certifikata e vaksinimit kundër Covid-19 të jetë falas, njoftoi zyra e shtypit e Avokatit të Popullit. Arsyeja e kërkesës janë ankesat për shkak të rasteve në të cilat institucionet mjekësore kërkojnë një tarifë për lëshimin e dokumentit. Praktika shkel kategorikisht të drejtat e qytetarëve pa nënshkrime elektronike, të cilët nuk mund ta shkarkojnë dokumentin falas. Ata kanë të drejtën të kërkojnë certifikatën e tyre nga mjeku i përgjithshëm ose nga pika e vaksinimit ku janë vaksinuar. I gjithë procesi i imunizimit kundër Covid-19 në vend është falas dhe nuk varet nga statusi i sigurimit shëndetësor të personave, kujton Kovaçeva.
Sot më vonë Këshilli Mnikëqyrës i Arkës Kombëtare të Shëndetëssë mori vendim për lëshimin falas të certifikatës së vasinimit kundër Covid-19. Këtë e bëri të ditur në profilin e vet në Facebook Ministri i Shënedetësisë Kostadin Angellov. Certifikata mund të shtypet nga qendrat e vaksinimit dhe nga mjekët e përgjithshëm, kur personi i vaksinuar nuk ka nënshkrim elektronik.
Ulje e numrit të udhëtarëve nga Bullgaria dhe e miqve nga jashtë
Në shkurt 2021, në situatën e vazhdueshme të epidemisë, udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë ishin 215 300 ose 46,3% nën ato të regjistruara në shkurt 2020, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në shkurt 2021 vizitat e të huajve në Bullgari ishin 240 900 ose me 52.6% më pak krahasuar me shkurtin e vitit 2020. Një ulje drastike e udhëtimeve është regjistruar për të gjitha qëllimet e vëzhguara: "pushimet dhe ekskursionet" - 81.7%, "biznesi" - 50.7% dhe "të tjera" - 21.7 për qind. Nga të huajt që vizituan Bullgarinë në shkurt 2021, shtetasit e BE ishin 40.7% ose 56.4% më pak se një vit më parë. Përjashtim bëjnë vizitat nga Republika Çeke, ku ka një rritje prej 76.1 për qind.
Gjatë kësaj vale të Covid-19 dëmet në mushkëri janë më të mëdha
Këtë e deklaroi para BNR Prof. Marin Penkov nga spitali “Shën Ivan Rilski” në Sofje. Sipas tij, nuk është e qartë nëse arsyeja për këtë është kërkimi i mëvonshëm për ndihmë mjekësore nga ata të infektuar me Covid-19, apo virusi është bërë më agresiv dhe zbret më shpejt në mushkëri. Ai u bëri apel njerëzve për të kërkuar ndihmë mjekësore në kohën e duhur nëse është e nevojshme.
Nuk pritet zgjatje e moratoriumit të kredive
Moratoriumi i kredive nuk do të zgjatet për herë të tretë. Fundi i pjesës mjekësore të problemit është në horizont, tha para televizionit bTV bankieri Levon Hamparcumjan. "Por ndërsa problemet mjekësore po zhduken, problemet ekonomike po vazhdojnë," shtoi ai. Nëse një kompani ka një biznes të paqëndrueshëm, pavarësish nëse ka pandemi apo jo, rezultati nuk do të jetë i mirë për të, beson bankieri. "Njerëzit që kanë borxhe duhet të flasin me institucionin financiar nga i cili kanë marrë hua. Mos prisni që bankat të fillojnë të kërkojnë paratë e tyre një ditë pas përfundimit të moratoriumit të kredisë. Por ata duhet t'i bindin institucionet përkatëse se mund të kthejnë borxhet e tyre " tha Hamparcumian. Ai shtoi se nuk pritet asnjë valë e kredive të papaguara.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..