Autoritetet në Bullgari "kanë ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë shkelur të drejtat e njeriut, por veprimet janë të pamjaftueshme," thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.
Problemet serioze përfshijnë: raste të dhunës policore; arrestime arbitrare; probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime të ashpra në shprehjen e lirë dhe presion i korporatave mbi media; përpjekjet për të kontrolluar politikat editoriale të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ dhe të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ të financuara nga shteti, përmes ndikimit të politizuar në menaxhimin e tyre; pjesëmarrja e pandëshkuar e zyrtarëve në praktikat korruptive dhe shkeljet e rregullave për prokurimet publike.
Konstatohet se qeveria përgjithësisht respekton lirinë e fjalës dhe se gjyqësori në përgjithësi zbaton të drejtën për një gjykim të drejtë dhe publik.Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..