Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet Parlamentare në Bullgari përpara vitit 1946

Bullgarët votojnë jo që dje - pjesa e dytë

Kur u prezantuan fletët e para të votimit të shtypura dhe sistemi zgjedhor proporcional, dhe çfarë do të thotë një preferencë e shumëfishtë negative?

Seksioni zgjedhor, vitet 20 të shekullit XX
Foto: arkiv

Pas çlirimit të vendit (1878) akoma në kushtetutën e parë bullgare-të Tërnovos, përcaktohen normat moderne dhe demokratike të votimit të përgjithshëm universal, ku deri në periudhën e Luftës së Parë Botërore deputetët  janë të zgjedhur me shumicë. Me kalimin e viteve legjislacioni është duke u përmirësuar. Qendrat e votimit janë duke u bërë gjithnjë e më të arritshme, gjë e cila e rrit aktivitetin - nga 20% gjatë zgjedhjeve të para gjatë vitit 1879 deri më mbi 50%, madje dhe deri më 80% në fillim të shekullit të 20. Kureshtare është se fletët e para të votimit janë plotësuar nga vet votuesi ose nga agjitatorët e partisë. 

“Fletët e votimit kanë qenë të shkruara me të vërtetë me dorë dhe në teori çdo një zgjedhës është dashur që të jetë i arsimuar - sqaron historiani doktor Cvetosllav Zhivkov nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Në praktikë, ligji nuk e ka detyruar zgjedhësin vet të shkruajë fletën e votimit. Me fjalë të tjera ai ka mundur ta sjellë atë të plotësuar. Me 3% shkrim e lexim në mesin e popullatës mashkullore atëherë, kjo ka qenë një praktikë e zakonshme. Fletëvotimet me ngjyra futen në një paketë prej reformave midis viteve 1909 dhe 1913. Një pjesë nga reforma është dhe miratimi i një sistemi zgjedhor proporcional. Ideja e fletëvotimeve me ngjyra ka qenë që të mund të lehtësojnë votuesit analfabetë - të mund të orientohen në bazë të ngjyrës partiake. Dalin dhe fletët e votimit të shtypura, prezantohet edhe kandidatura e detyrueshme e atyre që dëshirojnë të bëhen deputetë. Në kushtet e sistemit mazhoritar /me shumicë/ kushdo emri i të cilit shfaqej në fletëvotim konsiderohej si kandidat.”

Bullgaria është mes vendeve të para në botë, të cilat aplikojnë sistemin proporcional, bashkë me Serbinë, Suedinë, Finlandën, Belgjikën dhe Kubën. Ideja është që të mund të rritet  përfaqësimi demokratik i votës, sepse tek sistemi mazhoritar/me shumicë/ anulohen një pjesë e madhe e votave të hedhura për kandidatët e rënë dhe rezultati i zgjedhjeve shtrembërohet.

Svetosllav Zhivkov
“Në një sistem shumicë me zona me shumë anëtarë zakonisht forca e parë, e cila më shpesh është dhe drejtuese, në vitet e para të shekullit të XX ka fituar mesatarisht rreth 45-50% nga votat. Por, nganjëherë ajo ka siguruar nga 80% e më shumë nga mandatet. Kjo ka qenë problem dhe në Evropë dhe prandaj një pjesë nga vendet fusin rajone me një mandat, në vend të sistemit proporcional. Pjesa tjetër nga shtetet, mes të cilave është dhe Bullgaria, preferojnë të ruajnë mandatet e shumta. Ka dhe një motiv të dytë në këtë sistem proporcional - tek ai vet liderët e partisë kanë qenë të zgjedhur më lehtë.”
Mbresëlënëse është që akoma gjatë vitit 1912 në sistemin proporcional bullgar është shtuar gjithashtu dhe elementi i shumicës - votuesi ka pasur të drejtën të prishë me vizë kandidat-deputetin e padëshiruar në listën partiake. 

“Në gjuhën e politologëve kjo quhet një preferencë e shumëhershme negative. Dhe nëse një kandidat  është me më shumë se gjysma nga vota negative për një parti të veçantë në rajon, madje edhe sikur të ketë figuruar si i pari në listë, është bërë i fundit. Në këtë mënyrë kandidatët më të padëshiruar nuk kanë marrë përkrahje nga zgjedhësit. Në vitin 1923 futet dhe një ndryshim tjetër - pakësohet numri i mandateve, të nxjerra nga një zonë elektorale, ku nga 15 bëhen 3. “
Si zgjidhen parlamentet edhe nën një regjimi jo-partiak dhe nëse drejtuesit në Bullgari gjithmonë kanë qenë të dënuar për të fituar zgjedhjet, do të mësoni në vazhdimin e bisedës me doktorin Svetosllav Zhivkov. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Machu Picchu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD