Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pyetje urgjente përpara qeverisësve të ardhshëm në Bullgari

Përvan Simeonov
Foto: BGNES

Pavarësisht se cilat parti politike do të fitojnë besimin e votuesve dhe do të hyjnë në Kuvendin e 45 Popullor, ka çështje të rëndësishme të cilat qëndrojnë në rend të ditës përpara shoqërisë bullgare, me të cilat ata do të duhet të merren. Reforma të ngutshme në shëndetësi dhe zgjatjen sa më shumë të masave për të mbështetur punësimin dhe biznesin - këto janë dy nga temat tepër të ngutshme, me të cilat duhet të merret qeveria e re, pas betimit të saj në sallën plenare të Kuvendit Popullor, vë në dukje në një intervistë të dhënë për Radio Bullgarinë sociologu Përvan Simeonov. Në shëndetësi ka nevojë prej disa ndryshimeve, thotë ai dhe konkretizon: 

“Duhet të rishikohet logjika e kujdesit para-spitalor, si dhe mekanizmi për financimin e trajtimeve. Mbase duhet të mendohet dhe për rishikimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe jo në vend të fundit - të adresohen pabarazitë në kujdesin shëndetësor publik dhe privat. Covid-19 doli të jetë një provë lakmusi për shumë probleme në kujdesin shëndetësor në Bullgari, të cilat presin zgjidhjen e vet, fill posa të shuhet vala, dëshmitarët e së cilës jemi për momentin.” 

Sa u përket masave për të ndihmuar punësimin dhe biznesin, ato duhet të mbeten, sepse  akoma nuk ka një horizont të qartë për zhvillimin e infektimit: 

“Diçka më tepër - në një përpjesëtim evropian ka problem me evitimin e tij. Vaksinat, vendosja e të cilave parashikonte fundin e të gjithë kësaj, ato vetë u bënë një episod prej kritës. Vaksinimi tepër i ngathët kudo në Evropë mund të çojë deri në probleme akoma më të mëdha, kështu që shteti duhet të mbetet në gatishmëri të mund të ndihmojë sektorët e prekur. Kjo ndihmë nuk është ndihmë për kapitalin, por për punën”. 

Me gjithë praninë e saj dominuese në agjendën bullgare dhe botërore, Covid-kriza dhe pasojat e saj nuk do të jenë pengesat e vetme, përmes të cilave do të kalojnë pushtetarët e rinj. Ata do të kenë një fushatë shpjeguese në lidhje me avantazhet dhe mangësitë e Marrëveshjes së Gjelbër dhe një dialog jo të lehtë me qytetarët, sepse ka të bëjë me jetesën dhe të ardhmen e qindra mijëra njerëzve. 

Më e vështira do të jetë për t'i shpjeguar shoqërisë bullgare se cila është e ardhmja e industrive të tilla si ajo e qymyrit - është kategorik Simeonov. Sipas tij është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë sesi dhe derisa një transformim i ngjashëm do të përmirësojë dhe do të rrisë cilësinë e tyre të jetesës.

“Frika e përhapur nga veprimet e akteve të tilla është se ato shkelin cilësinë e mundshme të jetës, sepse njerëzit ndihen të frikësuar nga mos siguria për vendet e tyre të punës dhe perspektivat ekonomike . Ky është antagonizmi i përjetshëm midis idesë së rritjes dhe asaj të ruajtjes së natyrës. E dini se mbrojtja e natyrës është e pranuar më mirë  në shoqëritë më të pasura, ku rritja tanimë është fakt. Diçka, e cila nuk i përket shoqërisë bullgare, e cila karakterizohet me pabarazi serioze sociale, një varfëri jo të vogël, dallime rajonale, plakje e kështu me radhë. Këtij tipi të shoqërisë, biseda për marrëveshje të Gjelbër i është tepër abstrakte madje dhe armiqësore.”

Kazusi “Maqedonia e Veriut” është një nga sfidat përpara pushtetit të ri në një plan të jashtëm politik. Sociologu mundon se një ndryshim i ri i shpejt i pozitës nga ana e palës bullgare  nuk do të jetë në interes të saj. 

“Për Bullgarinë kjo çështje fare nuk është e parëndësishme dhe është një nga çështjet e pakta mbi të cilat në shoqëri ka një konsensus të plotë. Çdo një provë të flitet  për kompromise me Maqedoninë e Veriut përfundon me një armiqësi të hapur nga ana e një pjese të madhe nga bullgarët” - sqaron Përvan Simeonov. 

Mes prioriteteve në politikën e jashtme është me rëndësi të jetë dhe puna me bashkësitë bullgare jashtë kufirit. Analizatori këshillon të mendohet krijimi i një administrate të specializuar, e ndryshme nga ajo e deritanishme, e cila të merret me këtë temë. 


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD