Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 391

Foto: arkiv

Deri në fund të qershorit Bullgaria do të marrë mbi 1.1 mln. vaksina nga BE-ja

Bullgaria do të marrë 1,151,000 doza të "vaksinave të solidaritetit". Kjo u njoftua për BNR nga Presidenca Portugeze e BE. Lajmi u konfirmua gjithashtu nga burime diplomatike në Sofje. Është arritur marrëveshje për sasinë në një mbledhje të përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare. Marrëveshja u propozua nga Presidenca Portugeze. Dozat janë pjesë e një totali prej 10 milion dozash të Pfizer / Biontech për të cilat u arrit marrëveshke në Këshillin e fundit Evropian dhe ato do të shpërndahen sipas popullsisë së vendeve anëtare dhe do të dorëzohen në tremujorin e dytë të 2021. Në Facebook Kryeministri Bojko Borisov komentoi se ky është një lajm i mirë, jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjithë Evropën, sepse tregon solidaritet në BE.


Lehtësimi i masave nga 1 prilli është një akt vetëvrasjeje, sipas një mjeku të përgjithshëm

"Koronavirusi padyshim i del përpara procesit të vaksinimit dhe në fakt vetë virusi e imunizon popullsinë Bullgare," tha mjeku i përgjithshëm dr. Valentin Janev para BNR-së. Ai theksoi se procesi i vaksinimit po mbetet prapa dhe "kjo është me një çmim shumë të lartë - 5% prej vdekshmërisë". Sipas dr. Valentin Janev, lehtësimi i masave nga 1 prilli është një akt vetëvrasës, i cili do të ketë pasoja katastrofike. "Virusi do të lëvizë me shpejtësi të rrufeshme dhe sistemi spitalor do të marrë fund", tha ai. Mjeku tha gjithashtu se aktualisht çdo pacient me temperaturë të lartë është me Covid-19 sepse nuk ka infeksione të tjera virale.


U arrit marrëveshje që vaksinimi të jetë falas

U nënshkrua një aneks me Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, me të cilin certifikata e vaksinimit kundër Covid-19 bëhet falas. Është zgjidhur edhe problemi lidhur me njohjen zyrtare të trajtimit në spital pas një testi pozitiv të antigjenit dhe simptomave të shfaqura klinike. Këtë e tha para bTV Kryetari i Bashkimit Bullgar të Mjekëve dr. Ivan Maxharov. “Shteti është i detyruar të sigurojë të gjitha aktivitetet në lidhje me vaksinimin dhe ato të jenë falas për qytetarët. Disa institucione dhe mjekë të përgjithshëm nuk e kuptojnë këtë dhe shpallën taksa për certifikatën. Gjithçka e lidhur me imunizimin është falas. Nënshkruam gjithashtu një aneks, i cili që sot do të publikohet në Fletoren Zyrtare”, shtoi Maxharov.


Të infektuarit rishtas me koronavirus janë nën 20% pas 18 502 testeve të kryera

3694 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit pas 18,502 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 19.97% e mostrave janë pozitive. Rastet më të reja janë në rajonin e Sofjes – 942, pasuar nga Varna - 352 dhe Plovdiv - 281. 70,919 janë rastet aktive. 10,152 janë pacientët e shtruar në spital. 747 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 116 pacientë me koronavirus të konstatuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. Me ta viktimat e pandemisë në Bullgari u bënë 13 313. U shëruan 2534 veta. Të kuruarit që nga fillimi i pandemisë arritën numrin e 262 095 njerëzve. Vaksinat e kryera janë 13,559. Numri i përgjithshëm i dozave të injektuara tejkalon 486,000. Të imunizuarit me dozën e dytë janë gjithsej 97,407 persona.


Vaksinimi kundër Covid-19 do të jetë i detyrueshëm për disa profesione

Vaksinimi mund të bëhet një kërkesë për fillimin e punës në disa sfera të veçanta, tha kryeinspektori i shëndetësisë, Doc. Angell Kunçev për Nova TV. "Unë sugjeroj që kjo të jetë një parakusht për fillimin e punës, siç është imunizimi kundër Hepatitit B për të punuar në spital," tha Kunçev, duke shtuar se i ka dërguar një letër Ministrit të Çështjeve Sociale duke kërkuar që punëtorët në institucionet sociale të vaksinohen kundër Covid-19. Të dhënat tregojnë se rastet e fundit të koronavirusit në azile janë importuar nga stafi që ka refuzuar imunizimin. Nëse 50% e popullsisë vaksinohen deri në fund të qershorit, nuk mund të ketë epidemi të rëndë. Nëse imunizimi arrin 70%, zhvillimi i epidemisë është i pamundur, beson Kunçev.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Vesella Krësteva dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

Deljan Peevski do të formojë një kabinet nëse i jepet mundësia

Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..

botuar më 24-11-28 4.16.MD
Bojko Borisov

Nuk ka asnjë shans që GERB-SDS, PP-DB dhe ITN të formojnë kabinetin

Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..

botuar më 24-11-28 2.29.MD

Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov

Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..

botuar më 24-11-28 1.44.MD