Gjithnjë e më shumë të rinj po hyjnë në repartet për Covid - 19 dhe njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve dhe një nga arsyet është se ata kërkojnë ndihmë mjekësore shumë vonë, tha për Nova TV Prof. Radka Argirova, kryetare e Shoqatës së Virologëve. Ajo shtoi se çdo ditë vijnë njerëz në gjendje të rëndë dhe u bëri thirrje pacientëve në rast vështirësish me frymëmarrjen menjëherë të kërkojnë kujdes mjekësor.
Sipas specialistes, mund të ketë një rritje të lehtë të rasteve të reja të koronavirusit për shkak të grumbullimit të njerëzve gjatë dorëzimit të fletëvotimeve pas zgjedhjeve.
Prof. Radka Argirova gjithashtu tha se numri i të infektuarve rishtazi vazhdon të jetë i lartë, dhe rëniet gjatë fundjavave janë më shumë çështje statistikore. Vaksinimi për punonjësit mjekësorë në spitale dhe për punonjësit socialë duhet të jetë i detyrueshëm, tha ajo.
Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në kufirin greko-bullgar. Gjatë dy ditëve të ardhshme, dy avionë të dërguar nga Franca nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së do t'i bashkohen luftës së zjarrit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Dimitër..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të grupit parlamentar të partisë "Ka një popull të tillë" (ITN) që menjëherë të fillojnë bisedimet me formacionet e tjera politike në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Ai iu dorëzoi..
Qeveria e Bullgarisë po monitoron me shqetësim në rritje deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë së Veriut që synojnë shkeljen e angazhimeve ndërkombëtare në fushën e konektivitetit infrastrukturor, përfshirë këtu ridrejtimin e fondeve..
Gjatë natës do të jetë e kthjellët, në pjesën më të madhe të vendit - pothuajse e qetë. Të premten do të jetë me diell. Pas mesditës do të..
Lideri i GERB-SDS-së, Bojko Borisov, konfirmoi se koalicioni do të negociojë me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN), e cila mori mandatin e tretë..
Propozimi i kabinetit zyrtar që ministrit komunist Georgi Jordanov t'i jepet urdhrit "Stara Pllanina" për merita në fushën e kulturës dhe artit..