Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 396

Foto: Ani Petrova

Me 46.4 mln leva do të blejmë vaksina suplementare të “Pfizer”

Qeveria livroi 46.4 milion leva (23.5 milion euro) për blerjen e sasive shtesë të vaksinës kundër Covid-19 nga Pfizer / Biontech, bëri të ditur zyra e shtypit e qeverisë. Mjetet do të jenë të mjaftueshme për 1 533 037 doza të preparatit. Një vendim tjetër i kabinetit thotë se do të krijohen kushte për të vazhduar pagesën e shpërblimit shtesë prej 1000 levash (500 euro) për personelin mjekësor dhe jo-mjekësor në vijën e parë të luftimit kundër Covid-19, si dhe për vaksinimin kundër koronavirusit në rast të zgjatjes së mundshme të situatës epidemike pas 30 prillit.


Dyqanet e mëdha jo ushqimore ngulin këmbë për hapjen e tyre

Hipermarketet për mallra jo ushqimore me sipërfaqe mbi 300 metra katrorë ngulin këmbë që të hapen nga 12 prilli. Në një letër dërguar autoriteteve ato pohojnë se janë diskriminuar dhe këmbëngulin për përkrahje nga ana e shtetit, transmetoi reporterja jonë Natalia Gançovska. "Masat anti-epidemike janë më efektive dhe të zbatueshme në dyqanet me hapësirë më të madhe. Mbyllja e tyre çon në një ridrejtim të rrjedhës së konsumatorëve në vendet më të vogla, ku në një hapësirë më të kufizuar mblidhen më shumë njerëz," thuhet në pozicion. Në të këmbëngulet për barazinë e bizneseve në kushtet e pandemisë. Nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen, ata do të fillojnë protesta masive.


Pritet rritje e vogël e rasteve të Covid-19 për shkak të zgjedhjeve

Gjithnjë e më shumë të rinj po hyjnë në repartet për Covid - 19 dhe njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve dhe një nga arsyet është se ata kërkojnë ndihmë mjekësore shumë vonë, tha për Nova TV Prof. Radka Argirova, kryetare e Shoqatës së Virologëve. Ajo shtoi se çdo ditë vijnë njerëz në gjendje të rëndë dhe u bëri thirrje pacientëve në rast vështirësish me frymëmarrjen menjëherë të kërkojnë kujdes mjekësor. Sipas specialistes, mund të ketë një rritje të lehtë të rasteve të reja të koronavirusit për shkak të grumbullimit të njerëzve gjatë dorëzimit të fletëvotimeve pas zgjedhjeve. Prof. Radka Argirova gjithashtu tha se numri i të infektuarve rishtazi vazhdon të jetë i lartë, dhe rëniet gjatë fundjavave janë më shumë çështje statistikore. Vaksinimi për punonjësit mjekësorë në spitale dhe për punonjësit socialë duhet të jetë i detyrueshëm, tha ajo.


Presidenti Rumen Radev: Covid-19 zbuloi të metat e sistemit shëndetësor

"Koronavirusi zbuloi të metat e sistemit - pabarazitë në qasjen në shërbimet mjekësore dhe çekuilibrat në shpërndarjen e resurseve njerëzore dhe financiare," tha Presidenti Rumen Radev në një fjalim para mjekëve të nderuar me shenjën e tij të nderit. Ai shtoi se shumë jetë të humbura e kanë bërë të patolerueshme lënien pas dore të faktit që sistemi është i sëmurë në drejtim të parandalimit të sëmundjeve të rëndësishme shoqërore. "Që prej shumë kohe flitet se sistemi i kujdesit shëndetësor ka nevojë për mjekim," tha ai, duke këshilluar që pikërisht e drejta e shëndetit, dhe jo oreksin për fitim nga sëmundja, duhet të jetë parimi kryesor të cilit sistemi duhet t'i përmbahet. Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Rumen Radev dekoroi 15 mjekë dhe specialistë të shquar të kujdesit shëndetësor me shenjën e nderit të Presidentit.


Kryeministri Bojko Borisov me përshëndetje ndaj mjekëve me rastin e festës së tyre profesionale

"Unë jam i bindur se edhe qeveria e re do të vazhdojë të mbështesë punëtorët shëndetësorë në të njëjtën mënyrë," shkroi Kryeministri Bojko Borisov në Facebook me rastin e festës profesionale të mjekëve. "Me shumë humanizëm dhe profesionalizëm, ata arritën të përballen me situatën e vështirë, duke punuar vitin e fundit pa një ditë pushimi. Pikëllohemi për ata që humbën betejën me sëmundjen," tha ai. Sipas Kryeministrit, imunizimi po përparon dhe së shpejti do ta mundim koronavirusin. "Janë siguruar pajisje të mjaftueshme mbrojtëse, vaksina dhe ilaçe. Punëtorët në vijën e parë marrin një shtesë prej 1 000 levash /500 euro/ pranë pagave të tyre ", gjithashtu shkruan Bojko Borisov.


4004 të infektuar me Covod-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4004 raste të reja të koronavirusit nga 17 576 teste të kryera, tregojnë të dhënat zyrtare. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në Sofje - 914, në Varna - 369 dhe në Plovdiv - 334. 2759 janë kuruar, 132 njerëz kanë vdekur dhe 10 355 pacientë janë në spital - 755 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. Rastet aktive janë 70 757. Dozat e vaksinave të bëra deri më tani janë 519 635 - nga të cilat 9 586 janë kryer në 24 orët e fundit.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Joan Kolev dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i tetë i parlamentit për të zgjedhur kryetarin e tij

Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..

botuar më 24-11-29 3.23.MD

Ka gjasa që nyja gordiane në Parlament të pritet

GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..

botuar më 24-11-29 12.21.MD
Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD