Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i cili ruan "pasionet" e revolucionarëve bullgarë

Foto: velikoturnovo.info

A mundet që një burg të mbajë frymën e shpresës, çmimin për lirinë e të tjerëve dhe historinë, e cila është një pjesë prej nesh? Përgjigja është kategorikisht “Po”, kur flasim për Burgun-muze në qytetin Veliko Tërnovo. Ai është i vetmi burg oriental në vendin tonë, i ndërtuar gjatë vitit 1854 për nevojat e pushtetit turk, kurse sot ruan kujtimin e qindra revolucionarëve bullgarë, të mbyllur në qelitë e tij për një kohë të shkurtër, përpara se të çohen në gjyq në qytetet Ruse ose Sofja.

Në këtë vend midis 27 deri më 31 dhjetor 1872 në një qeli të veçantë ndodhet dhe Vasill Levski, përpara se ta shpien  dhe ta varin në Sofje. Ambienti në qelinë ku ka qenë i burgosur Levski, ruhet në mënyrë autentike.

Kurse, kush është revolucionari i vetëm bullgar, i cili mundet të ikë nga burgu në qytetin Veliko Tërnovo, si rastis kjo si dhe akoma fakte të tjera historike kureshtare për vendin mund të kuptoni nga publikimi  “Burgu-muze në qytetin Veliko Tërnovo ruan kujtimin për qindra revolucionarët bullgarë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.  

 

Redaktore: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

147 vjet nga Çlirimi i Sofjes

Më 4 janar festojmë 147 vjet nga Çlirimi /1878/ i Sofjes nga sundimi osman, e cila më vonë u bë kryeqyteti i Bullgarisë. Betejat për Sofjen në kuadër të Luftës Ruso-Turke (1877-1878) filluan më 25 dhjetor 1877. Më 3 janar 1878 komandanti i qytetit,..

botuar më 25-01-04 10.10.PD

Shën Stefani - martiri i parë për besimin e Krishtit

Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe..

botuar më 24-12-27 5.45.PD

40 vjet pas fillimit të të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes”

Kanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..

botuar më 24-12-24 5.05.PD