Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U asgjësuan 10 tonë mish pule nga Polonia me salmonela

Foto: iStock

Agjencia Bullgare e Sigurisë së Ushqimeve dërgoi për asgjësim 9900 kg mish të ngrirë pule nga Polonia, të kontaminuara me salmonela, njoftoi Agjencia e Ushqimeve. Dërgesa u sekuestrua që me furnizimin në Bullgari dhe nuk u lejua që mishi të shitet në tregun bullgar. Ky është rasti i parë për këtë vit me mish të kontaminuar me salmonela nga Polonia, por ky problem ekziston që prej disa vitesh. Në vitin 2019, pa ndërhyrjen e organit kontrollues mbi 100 tonë mish pule me salmonela arritën në dyqanet në vendin tonë. Kjo vazhdoi në vitin 2020, por inspektorët e Agjencisë së Ushqimeve reaguan më shpejt dhe parandaluan dërgimin e mishit në treg.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 korrikun

Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-02 7.35.MD
Korman Ismaillov

Korman Ismaillov: Frika e trondit DPS-në

“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Sipas tij, partia, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk..

botuar më 24-07-02 5.01.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti i bëri thirrje NATO-s të mos dërgojë trupa në Ukrainë

Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e qëndrueshme, tha presidenti bullgar Rumen Radev në hapjen e Tryezës së 28-të të Qeverisë të..

botuar më 24-07-02 1.41.MD