Tendenca të brishta të rënies së sëmundshmërisë nga Covid-19 dhe të rritjes së vdekshmërisë
“Po llogarisim hapat e parë nga fundi i valës së tretë të Covid-19 me tendenca shumë të brishta të uljes së vdekshmërisë”, tha në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore Profesori Kostadin Angjellov, Ministër i Shëndetësisë. Numri i testeve pozitive ra me 3 për qind për ditë, kurse të shëruarit po afrojnë numrin e rasteve pozitive.
Më shumë mund të lexoni KËTU:
Vazhdon imunizimi me Astra Zeneca, por me vëmendje të shtuar
Vaksina Astra Zeneca kundër koronavirusit do të vazhdojë të përdoret në Bullgari, por me kujdes ndër gratë nën moshën 60 vjeç, pasi ato kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë trombozë kur të injektohen. Kjo u vendos nga autoritetet tona shëndetësore pasi Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi se ekziston një lidhje e mundshme midis ilaçit dhe efekteve anësore. Ata që dëshirojnë të imunizohen me këtë vaksinë do të pyeten nëse po marrin kontraceptivë, nëse janë duhanpirës apo me hipertension, edhe pacientët me mbipeshë do të monitorohen nga afër. Pas 230 000 dozave, asnjë rast i trombocitopenisë dhe gjakderdhjes nuk u regjistrua në Bullgari, tha Bogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë së Barnave.
Mbrëmë në takimin me ministrat e shëndetësisë të vendeve të BE Prof. Kostadin Angelov këmbënguli në një vendim të unifikuar për vaksinën e Oksfordit.
Rënie e brishtë në përqindjen e infeksioneve të reja me Covid-19
3556 raste të koronavirusit u zbuluan në 24 orët e fundit në 17 713 teste, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Mostrat pozitive janë 20 për qind, që është një rënie e lehtë. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 815, në Plovdiv - 347 dhe në Varna - 338.
Rastet aktive janë 71 720.
Të shtruarit në spital janë 10 429 pacientë, 777 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.
2477 njerëz u shëruan.
116 njerëz vdiqën dhe me ta numri i të vdekurve nga infeksioni me koronavirus u bë më shumë se 14 000.
Numri i vaksinave arriti në 533 453. Dje, u imunizuan 13 819 persona.
Thirrjepër shpëtimin e sezonit turistik veror
Dega turistike në bregdetin e Detit të Zi paraqiti disa përparësi për të shpëtuar sezonin turistik veror, i cili pritet të jetë më i dobët se vitin e kaluar. Mungesa e rregullave të qarta për hyrjen në vendin tonë të turistëve nga BE dhe vendet e treta pas 1 majit është një nga problemet urgjente për t’u zgjidhur. Të tjerët kanë të bëjnë me fushatat e kufizuara të marketingut në tregjet kryesore të turizmit; pasigurinë nëse parashikohet vaksinimi i punëtorëve të turizmit; infrastrukturën e paekzistuese për testimin e mysafirëve të huaj në mënyrë që të lehtësojë turizmin hyrës; mungesën e informacionit nëse masa e ndihmës financiare prej 35 euro për vend në aeroplan do të vazhdojë pas 1 qershorit. Nga dega turistike po shkruajnë një letër Kryeministrit dhe Ministrit të Turizmit me një thirrje për të shpëtuar sezonin turistik veror.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim dypalësh me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Mark Rutte. Të dy diskutuan prioritetet në qasjet..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të mbledhjes së mbështetjes për kandidaten e saj për postin e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan Mavrodiev. Kërkesa kundër ish-drejtorit ekzekutiv të Bankës Bullgare për Zhvillim (BBR) në pronësi të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..