Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 398

Foto: arkiv

Masat antiepidemike ka të ngjarë të zgjaten deri në fund të majit

“Nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar pandeminë deri në fund të prillit, megjithë rënie të lehtë”, tha para BNT kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë, Doc. Angell Kunçev. Ai shtoi se masat antiepidemike ka të ngjarë të vazhdojnë deri në fund të majit. “Kapaciteti i spitaleve do të rezistojë, por nuk e di sa do të zgjasin njerëzit, sepse lodhja është e madhe”, theksoi inspektori. Sipas tij, ulja e incidencës së Covid-19 ende nuk lehtëson shtrimin në spital dhe është shumë herët për tu qetësuar. Sipas Doc. Angell Kunçev, rreziku i efekteve anësore pas vaksinimit është aq i vogël sa ia vlen të përfundosh imunizimin kundër koronavirusit. Duhet të tregohet kujdes kur administrohet vaksina e Oksfordit tek gratë mbipeshë, duhanpirëset dhe ato që marrin kontraceptiva, tha ai.


Turizmi akuzoi autoritetet për kufizime diskriminuese

Në një letër drejtuar autoriteteve, Shoqata Bullgare e Operatorëve Turistikë dhe Agjentëve të Udhëtimit shpreh pa pajtim me kufizimet diskriminuese në urdhrin e fundit të Ministrit të Shëndetësisë dhe qëndrimin selektiv ndaj sektorëve të ndryshëm ekonomikë. Në letër thuhet se turizmi është dega më e prekur rëndë dhe operatorët turistikë bullgarë janë lënë në prag të mbijetesës, njoftoi bgtourism.bg. Operatorët turistikë u shprehën kundër kaosit në masat që ndërmerren dhe këmbëngulin në lejimin e udhëtimeve turistike në grup brenda dhe jashtë vendit.

Ata paralajmërojnë se politika e tanishme shtetërore jo vetëm që nuk është efektive në luftën kundër Covid-19, por gjithashtu çon në humbje të mëdha ekonomike dhe kërcënon idenë evropiane të lëvizjes së lirë.


Të vaksinuarit me Astra Zeneca të marrin edhe dozën e dytë, rekomandoi një anëtar i Shtabit të Vaksinimit

Të vaksinuarit me Astra Zeneca duhet të vazhdojnë me dozën e dytë të së njëjtës vaksinë, përveç nëse kanë komplikime me të parën. Këtë e rekomandoi para Radios së Plovdivit Prof. Mariana Murxheva, rektorja e Universitetit Mjekësor në qytet dhe anëtare e Shtabit Kombëtar të Vaksinimit. Ajo vuri në dukje se tromboza si një manifestim klinik është i njohur mirë - për shembull te vaksina kundër ebola. Deri më tani, Agjencia Evropiane e Barnave nuk ka raportuar ndonjë rast tromboze pas dozës së dytë të vaksinës Astra Zeneca, shtoi Prof. Murxheva. Ajo shpjegoi se rekomandohej që doza e dytë e Astra Zeneca të jepet ndërmjet javës së 4-të dhe 11-të pas dozës së parë. Në praktikë, në vendin tonë vaksinat e para me dozën e dytë të AstraZeneca duhet të bëhen pas 16 prillit. Njerëzit që morën dozën e parë të Astra Zeneca duhet të presin deri në fund të muajit, rekomandoi Prof. Murxheva.


2957 të infektuar rishtas me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, 2957 raste të koronavirusit u identifikuan nga 16 083 testet e kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 716, në Varna - 279 dhe në Plovdiv - 234.

Nëspital trajtohen 10 404 pacientë, 813 prej tyre në njësi të kujdesit intensiv.

136 persona vdiqën dhe 3314 u shëruan gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet aktive janë 71 227.

Dje u dhanë 19 063 vaksina kundër Covid-19 dhe me to numri i përgjithshëm u bë 552 516.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti hapi edicionin e 22-të të "Krishtlindjeve Bullgare"

Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..

botuar më 24-12-02 1.37.MD
Dimitër Gllavçev

Për shkak të bllokimit të punës së parlamentit, kryeministri është i shqetësuar për miratimin e buxhetit

Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..

botuar më 24-12-02 11.46.PD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri bullgar uroi Komisionin e ri Evropian me hyrjen në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..

botuar më 24-12-02 10.24.PD