Masat antiepidemike ka të ngjarë të zgjaten deri në fund të majit
“Nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar pandeminë deri në fund të prillit, megjithë rënie të lehtë”, tha para BNT kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë, Doc. Angell Kunçev. Ai shtoi se masat antiepidemike ka të ngjarë të vazhdojnë deri në fund të majit. “Kapaciteti i spitaleve do të rezistojë, por nuk e di sa do të zgjasin njerëzit, sepse lodhja është e madhe”, theksoi inspektori. Sipas tij, ulja e incidencës së Covid-19 ende nuk lehtëson shtrimin në spital dhe është shumë herët për tu qetësuar. Sipas Doc. Angell Kunçev, rreziku i efekteve anësore pas vaksinimit është aq i vogël sa ia vlen të përfundosh imunizimin kundër koronavirusit. Duhet të tregohet kujdes kur administrohet vaksina e Oksfordit tek gratë mbipeshë, duhanpirëset dhe ato që marrin kontraceptiva, tha ai.
Turizmi akuzoi autoritetet për kufizime diskriminuese
Në një letër drejtuar autoriteteve, Shoqata Bullgare e Operatorëve Turistikë dhe Agjentëve të Udhëtimit shpreh pa pajtim me kufizimet diskriminuese në urdhrin e fundit të Ministrit të Shëndetësisë dhe qëndrimin selektiv ndaj sektorëve të ndryshëm ekonomikë. Në letër thuhet se turizmi është dega më e prekur rëndë dhe operatorët turistikë bullgarë janë lënë në prag të mbijetesës, njoftoi bgtourism.bg. Operatorët turistikë u shprehën kundër kaosit në masat që ndërmerren dhe këmbëngulin në lejimin e udhëtimeve turistike në grup brenda dhe jashtë vendit.
Ata paralajmërojnë se politika e tanishme shtetërore jo vetëm që nuk është efektive në luftën kundër Covid-19, por gjithashtu çon në humbje të mëdha ekonomike dhe kërcënon idenë evropiane të lëvizjes së lirë.
Të vaksinuarit me Astra Zeneca të marrin edhe dozën e dytë, rekomandoi një anëtar i Shtabit të Vaksinimit
Të vaksinuarit me Astra Zeneca duhet të vazhdojnë me dozën e dytë të së njëjtës vaksinë, përveç nëse kanë komplikime me të parën. Këtë e rekomandoi para Radios së Plovdivit Prof. Mariana Murxheva, rektorja e Universitetit Mjekësor në qytet dhe anëtare e Shtabit Kombëtar të Vaksinimit. Ajo vuri në dukje se tromboza si një manifestim klinik është i njohur mirë - për shembull te vaksina kundër ebola. Deri më tani, Agjencia Evropiane e Barnave nuk ka raportuar ndonjë rast tromboze pas dozës së dytë të vaksinës Astra Zeneca, shtoi Prof. Murxheva. Ajo shpjegoi se rekomandohej që doza e dytë e Astra Zeneca të jepet ndërmjet javës së 4-të dhe 11-të pas dozës së parë. Në praktikë, në vendin tonë vaksinat e para me dozën e dytë të AstraZeneca duhet të bëhen pas 16 prillit. Njerëzit që morën dozën e parë të Astra Zeneca duhet të presin deri në fund të muajit, rekomandoi Prof. Murxheva.
2957 të infektuar rishtas me koronavirus
Gjatë 24 orëve të fundit, 2957 raste të koronavirusit u identifikuan nga 16 083 testet e kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 716, në Varna - 279 dhe në Plovdiv - 234.
Nëspital trajtohen 10 404 pacientë, 813 prej tyre në njësi të kujdesit intensiv.
136 persona vdiqën dhe 3314 u shëruan gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet aktive janë 71 227.
Dje u dhanë 19 063 vaksina kundër Covid-19 dhe me to numri i përgjithshëm u bë 552 516.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..