Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Topçiev dhe kaba gajdet e tij origjinale

Foto: Arkivi i Hristo Topçievit

Gajdja më e madhe, më e vogël, më e çuditshme… Ato janë vepër e Hristo Topçievit, por jo vetëm! Qindra gajde kanë dalë nga duart e tij të shkathëta gjatë viteve të kaluara. Pavarësisht nga pandemia e Covid-19, ai nuk ka pushuar së punuari. Në studion e vogël, në lagjen Rajkovo të qytetit Smoljan, ka një gjallëri në çdo kohë. Tetëdhjetë vjeçari Hristo Topçiev është atje çdo ditë për të bërë vegla muzikore me porosi nga e gjithë bota. Në mes të pandemisë dhe loch downit, njerëzit kanë më shumë kohë për muzikë dhe vetë-studim.

Provat e orkestrës legjendare “100 Kaba Gajde”, ku Xha Hristo luan prej kohësh, janë anuluar për shkak të infeksionit të koronavirusit. Kjo është arsyeja se pse ai iu përkushtua tërësisht krijimit të instrumentit të Rodopeve. Tani gjithçka është online, në internet, thotë ai. Atje e kërkojnë për porosi të ndryshme. Gajdexhiu nga Smoljani gjithashtu u jep mësime entuziastëve – të gjithë ata janë njerëz të rinj. Ata i dërgojnë incizimet e tyre me anë të postës elektronike, ndërsa Hristo i mëson përmes telefonit se si të nxjerrin tingullin më të mirë nga instrumenti. Mësimi i tij në vazhdim të 45 minutave në YouTube se si të bëni një gajde që nga fillimi deri në fund po fiton popullaritet gjithnjë e më të madh.


Sepse tingulli i saj të bën që të fluturosh në imagjinatë mbi kreshtat e maleve dhe mëhallët e shpërndara. Njerëzit kanë dëshirë për të pasur instrumentin, që të përpiqen të rikrijojnë me tinguj pamjen e Rodopeve.

“Nga Sofja, nga Plovdivi, nga Kjustendili ... Nga mbarë vendi, më kërkojnë nga kudo. Edhe nga Gjermania! Kam gajde kudo! Në Amerikë, në Kinë, në Japoni, thotë Xha Hristo. Gajdja e Rodopeve është më e mira. Tingulli i saj është shumë i bukur, nuk është i hollë, si ai i gajdeve nga krahina të ndryshme të vendit, dhe timbri i saj është i ulët.”

Mjeshtërit gajdexhinj në Bullgari janë shumë pak. Xha Hristo është një prej tyre.  Pasioni i tij për të luajtur muzikë dhe për të krijuar ka mishërime më të ndryshme. Disa kohë më parë ai vendosi të bënte gajden më të madhe “Ishte e gjatë një metër dhe gjashtëdhjetë centimetra dhe shumë e gjerë. E bëra me lëkurë dhie. Tingulli i saj nuk ndryshon nga ai i kaba gajdes së zakonshme, i njëjti ton i ulët, por kaceku është shumë i madh "- shpjegon Hristo Topçiev. Atëherë lindi ideja për të bërë gajden më të vogël në botë. Për këtë qëllim ai përdori testikuj dhie për ta bërë kacekun. Por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme:

"Bëra një gajde edhe më të vogël, e quajtën gajden - xhuxh. Ajo është bërë nga gjinjtë e dhisë. Në të, si në gajden profesionale, instalova të njëjtën “gajdenicë” e cila lëshon tingullin " - shpjegon Hristo Topçiev.

Me gajden e tij të çuditshme xhuxh,  sa një pëllëmbë njerëzore, gajdexhiu bullgar madje bëri kërkesë për Librin e Rekordeve Guinness. Por mjeshtri nuk ndalet këtu! Ai gjithashtu arriti të shpikë një hibrid origjinal dhe të zhurmshëm midis fyellit dhe gajdes. Mjeshtri e quajti atë "Flautin Rodopas".

Gajdja hibride e Xha Hristos

Në punishten e tij në lagjen Rajkovo Hristo gjithashtu bën çanta të bukura për gajde. I dekoron vetë ai me rruaza të ndryshme. Mjeshtri mezi

arrin t’i zbatojë porositë që vijnë nga e gjithë bota. Tani Bai Hristo thotë se mezi pret që të kalojë epidemia, që të provojë me kolegët e tij nga “100 Kaba-Gajdet”. Ai po pret gjithashtu festivalet dhe shfaqjet folklorike të verës me shpresën se do të jetë në gjendje të interpretojë live muzikën e tij para adhuruesve të gajdes magjike të Rodopeve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Arkivi i Hristo Topçievit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD