Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të dyja dozat duhet të jenë prej një vaksine

Foto: ЕPA/BGNES

“Nuk mund të injektohet dozë e dytë prej vaksinave të ndryshme kundër Covid-19, nuk ka studime klinike se kjo do të jetë efektive”, deklaroi për BNT doc. Mihaill Okolijski, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Bullgarinë.

Dje Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov njoftoi se vaksina e Oksfordit mund të tërhiqet nga Bullgaria, pasi interesi për të ka rënë në përqindje simbolike. Sipas përfaqësuesit të OBSH-së, askush nuk është e qartë se koronavirusi do të ndikonte në psikikën e pacientëve dhe çdo i treti prej tyre do të vuante nga ndonjë sëmundje psikike. Zgjidhja duhet të jetë multi-sektoriale, pasi problemi nuk është vetëm i sistemit shëndetësor, tha ai. "Ka nevojë për një iniciativë legjislative që të garantohet siguria e grupeve të rrezikuara," shtoi doc. Mihaill Okolijski.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk do të ketë para evropiane për Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..

botuar më 25-02-26 1.03.MD
Zheço Stankov para Energy Summit

Bullgaria do të ndërtojë kapacitete balancuese të energjisë elektrike në Ballkan

Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..

botuar më 25-02-26 11.26.PD

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është për vizitë në Bullgari

Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..

botuar më 25-02-26 9.16.PD