Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 402

Foto: BGNES

Bullgarët janë të ndarë sa i përket idesë për “pasaportat e vaksinimit”

Bullgarët janë ende të ndarë në lidhje me idenë e të ashtuquajturve "pasaporta vaksinimi", nëpërmjet të cilëve Bashkimi Evropian ka në plan të rimëkëmbë udhëtimin e lirë dhe turizmin, tregojnë të dhënat e një sondazhi të agjencisë sociologjike Gallup së bashku me industrinë turistike, të kryer në periudhën 18-24 mars midis një mijë bullgarëve të rritur. Gjysma e të anketuarve janë më tepër dakord me futjen e pasaportave, por 43% janë kundër. Për shkak të koronavirusit, 25% e bullgarëve kanë shtyrë një udhëtim ose pushim në vend, të planifikuar për 12 muajt e fundit dhe 22% - jashtë vendit. 63% e të anketuarve thonë se me ardhjen e koronavirusit kanë filluar të shmangin vendet e mbushura me njerëz, dhe 73% - se preferojnë të udhëtojnë për pushime vetëm me makinë.


Rritje e konsiderueshme e vdekshmërisë te ne për shkak të Covid-19

Epidemia e koronavirusit është një nga arsyet e rritjes së vdekshmërisë në vendin tonë. Në vitin e kaluar 124 mijë bullgarë kanë vdekur me një mesatare prej 108-110 mijë vetash për dhjetë vitet e fundit, tha për Nova TV Magdalena Kostova nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Sipas saj, statistikë të tillë ka pasur në vitin 1918, kur humbëm 151 mijë njerëz për shkak të Luftës së Parë Botërore. Vdekshmëria gjatë majave të epidemisë ka qenë jashtëzakonisht e lartë. Në të njëjtën kohë niveli i lindjeve mbetet i ulët. Për herë të parë që prej vitesh popullsia e Sofjes ka rënë dhe kjo është për shkak të migrimit të brendshëm në mars dhe prill të vitit të kaluar, kur shumë njerëz ndryshuan adresën e tyre për shkak të postblloqeve të vendosura. Qytetet me shpopullim më të shpejtë janë në Veriperëndim.


Rastet e vdekjes nga Covid-19 – përsëri mbi 200

3122 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në 24 orët e fundit pas 17 402 testeve të kryera, sipas të dhënave zyrtare. 18% e mostrave kanë rezultuar pozitive. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 758, në Plovdiv - 314, në Varna - 233 dhe në Stara Zagora - 195. 9970 pacientë janë akomoduar në spital dhe 776 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. 201 veta vdiqën nga gjithsej 14 619 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa 3098 u shëruan. 51 mjekë u infektuan me Covid-19 dhe me ta numri i përgjithshëm u bë 12 588. Rastet aktive janë 71 140. Dozat e injektuara të vaksinave deri tani janë 579 992 - nga të cilat 7330 në 24 orët e fundit. 114 644 persona u vaksinuan me të dyja dozat.


Të dyja dozat duhet të jenë prej një vaksine

Nuk mund të injektohet dozë e dytë prej vaksinave të ndryshme kundër Covid-19, nuk ka studime klinike se kjo do të jetë efektive”, deklaroi për BNT doc. Mihaill Okolijski, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Bullgarinë. Dje Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov njoftoi se vaksina e Oksfordit mund të tërhiqet nga Bullgaria, pasi interesi për të ka rënë në përqindje simbolike. Sipas përfaqësuesit të OBSH-së, askush nuk është e qartë se koronavirusi do të ndikonte në psikikën e pacientëve dhe çdo i treti prej tyre do të vuante nga ndonjë sëmundje psikike. Zgjidhja duhet të jetë multi-sektoriale, pasi problemi nuk është vetëm i sistemit shëndetësor, tha ai. "Ka nevojë për një iniciativë legjislative që të garantohet siguria e grupeve të rrezikuara," shtoi doc. Mihaill Okolijski.

 

 47 000 gra janë vaksinuar me dozën e parë të “AstraZeneca”

Gratë e vaksinuara me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit në vendin tonë numërojnë gati 47 mijë, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre të imunizuar me preparatin e Oksfordit është rreth 238 000, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë për BGNES. Ndërkohë, Shtabi Kombëtar i Vaksinimit vendosi që vaksina të përdoret me kujdes për gratë nën 60 vjeç dhe të mos përdoret në rast rreziku nga tromboza. Këshillat e ekspertëve do të duhet t'u përgjigjen dy pyetjeve shumë të rëndësishme - çfarë do të jetë procedura për njerëzit që janë vaksinuar me dozën e parë dhe si të veprohet sa u përket njerëzve që duan të vaksinohen me AstraZeneca, komentoi dje Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angelov, i cili nuk përjashtoi mundësinë që vaksina të tërhiqet për shkak të mungesës së interesit.


Në Varna refuzuan të vaksinohen me AstraZeneca

Mjekët e përgjithshëm në qytetin Varna konstatuan refuzim në masë të vaksinimit me preparatin e AstraZeneca. Pas informatave të përhapura për ndërlikime pas vaksinimit njerëzit preferojnë të presin furnizimet e vaksinës Pfizer. "Nuk ka qartësi për ata që tashmë janë vaksinuar me dozën e parë të AstraZeneca dhe duan që e dyta të jetë të një vaksine tjetër," tha Dr. Karolina Zllateva, nënkryetare e Shoqatës së Mjekëve të Përgjithshëm në kryeqytetin tonë detar, para Daniella Stojanovës nga BNR-Varna.


Bullgaria – e shqetësuar për vaksinën Johnson & Johnson

"Ne jemi të shqetësuar për raportet e sotme nga SHBA-ja në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson. Presim që të kemi një vendim në fund të ditës, pasi Agjencia Evropiane e Barnave shpalli qëndrimin e vet." Këtë e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, bënë të ditur reporterët tanë. Angellov theksoi se është duke u diskutuar mundësia që çdonjëri i cili dëshiron të mund te vaksinohet me AstraZeneca. Për ata që nuk duan ta vaksinohen, ne do të vendosim se me çfarë mund të zëvendësohet. Komenti i Angellovit erdhi pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomandoi që vaksina Johnson & Johnson kundër Covid-19 të pezullohet përkohshëm. Arsyeja - një studim mbi lidhjen e mundshme midis vaksinimit dhe mpiksjes së gjakut.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov

PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit

“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..

botuar më 24-11-28 6.36.MD