14 prilli është data e lindjes së rilindësit, revolucionarit dhe ideologut të parë të luftës për çlirimin e Bullgarisë Georgi Stojkov Rakovski – një personalitet i madh, i cili ka arritur të gërshetojë luftën për pavarësinë kishtare dhe kombëtare, për arsimin dhe letërsinë kombëtare. "Rakovski është një figurë jashtëzakonisht e madhe në epokën pas Krimesë. Shpirt impulsiv, natyrë me vullnet të fortë, patriot fanatik, ai ka pasur një jetë të trazuar, përkushtuar idealit - Lirisë së Bullgarisë "- shkroi Mihaill Arnaudov, studiuesi më i madh i veprës dhe krijimtarisë së Rakovskit.
Georgi Rakovski është autor i poemës së parë revolucionare "Udhëtari i pyllit", botuar në 1857, në të cilën lufta e kaçakëve është paraqitur si një fenomen në jetën historike të popullit tonë. Një vit më vonë Rakovski krijoi "Planin e Parë për Çlirimin e Bullgarisë", ndërsa dy vjet më herët themeloi edhe gazetën "Dunavski Lebed" /"Mjellma e Danubit"/, e cila vuri fillimin e shtypit revolucionar bullgar.
Georgi Rakovski themeloi Legjionin e Parë Bullgar /1862/ - një njësi ushtarake prej rreth 600 të rinjsh bullgarë, disa prej tyre studentë në atë kohë në Odes, Vjenë dhe Beograd. Në legjionin merrnin pjesë vojvodët, ish kaçakë dhe organizatorë të ardhshëm të revolucionit kombëtar, duke përfshirë Vasill Levski, Stefan Karaxha, Ivan Kërshovski, Iljo Markov dhe të tjerë.Georgi Rakovski mbetet në kujtesën e bullgarit me thirrjen e tij për një kryengritje nga 1 gushti 1862.Në të ai shkruan: “Askush të mos presë që të tjerët ta lirojnë.Liria jonë varet nga ne.”
Me veprën dhe mendimet e tij për të ardhmen e popullit dhe atdheut Georgi Rakovski është simbol i patriotizmit dhe iluminizmit në Bullgarinë e sotme. Nuk është e rastit se shumë shkolla bullgare në vend dhe në të gjithë botën mbajnë emrin e tij.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..