Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

200 vjet nga lindja e gjeniut të revolucionit bullgar Georgi Rakovski

Foto: arkiv

14 prilli është data e lindjes së rilindësit, revolucionarit dhe ideologut të parë të luftës për çlirimin e Bullgarisë Georgi Stojkov Rakovski – një personalitet i madh, i cili ka arritur të gërshetojë luftën për pavarësinë kishtare dhe kombëtare, për arsimin dhe letërsinë kombëtare. "Rakovski është një figurë jashtëzakonisht e madhe në epokën pas Krimesë. Shpirt impulsiv, natyrë me vullnet të fortë, patriot fanatik, ai ka pasur një jetë të trazuar, përkushtuar idealit - Lirisë së Bullgarisë "- shkroi Mihaill Arnaudov, studiuesi më i madh i veprës dhe krijimtarisë së Rakovskit.

Georgi Rakovski është autor i poemës së parë revolucionare "Udhëtari i pyllit", botuar në 1857, në të cilën lufta e kaçakëve është paraqitur si një fenomen në jetën historike të popullit tonë. Një vit më vonë Rakovski krijoi "Planin e Parë për Çlirimin e Bullgarisë", ndërsa dy vjet më herët themeloi edhe gazetën "Dunavski Lebed" /"Mjellma e Danubit"/, e cila vuri fillimin e shtypit revolucionar bullgar.

Georgi Rakovski themeloi Legjionin e Parë Bullgar /1862/ - një njësi ushtarake prej rreth 600 të rinjsh bullgarë, disa prej tyre studentë në atë kohë në Odes, Vjenë dhe Beograd.legjionin merrnin pjesë vojvodët, ish kaçakë dhe organizatorë të ardhshëm të revolucionit kombëtar, duke përfshirë Vasill Levski, Stefan Karaxha, Ivan Kërshovski, Iljo Markov dhe të tjerë.Georgi Rakovski mbetet në kujtesën e bullgarit me thirrjen e tij për një kryengritje nga 1 gushti 1862.Në të ai shkruan: “Askush të mos presë që të tjerët ta lirojnë.Liria jonë varet nga ne.”

Me veprën dhe mendimet e tij për të ardhmen e popullit dhe atdheut Georgi Rakovski është simbol i patriotizmit dhe iluminizmit në Bullgarinë e sotme. Nuk është e rastit se shumë shkolla bullgare në vend dhe në të gjithë botën mbajnë emrin e tij.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arritjet e bullgarëve në mbarë botën në vitin 2023

Viti 2023 që po lemë pas ishte një vit në të cilin bota u hap pas pandemisë Covid-19 dhe ndjeu nevojën e madhe dhe joshjen e mundësisë për t'u kthyer në takime t e plota me artin, kulturën, sportin dhe sferat e tjera të aktivitetit në të cilat..

botuar më 23-12-31 7.30.PD
Foto: Krasimir Martinov

Ramona Tullumani: Në operën e Sofjes ndihem si Maria Callas

Sopranoja e njohur shqiptare Ramona Tullumani është një nga artistet me të cilën mirëpresim vitin e ri 2024 në atmosferën e ngrohtë të Operës së Sofjes, në koncertin tradicional gala të Vitit të Ri (29, 30 dhe 31 dhjetor 2023), biletat për të cilin u..

botuar më 23-12-26 7.30.PD

Veselin Portarski – Babagjyshi bullgar i Krishtlindjeve në Berlin që dhuron tregime

"Mbrëmja shkoi mirë. Kjo ishte diçka normale. Në fund të fundit ishte Nata e Shenjtë... Atë ditë më caktuan një rol të rëndësishëm. Ndoshta më i rëndësishmi: ai i Babagjyshit të Krishtlindjeve" – kështu fillon tregimi "Dëshira që Babagjyshi i..

botuar më 23-12-23 12.20.MD