Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: GERB do të shpallë kandidaturën e Daniell Mitovit për kryeministër të Bullgarisë

| rinovuar më 21-04-14 7.53.MD
Foto: BGNES

Partia GERB shpalli kandidaturën e Daniell Mitovit për kryeministër të vendit. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Bojko Borisov. Më herët sot informacioni i njëjtë u njoftua nga botimi elektronik i gazetës “24 çasa” dhe media të tjera, duke cituar burime të larta të partisë. Ju rikojtojmë se këtë mëngjes Bojko Borisov tha se ai vetë nuk do të kandidonte për kryeministër, por partia e tij do të shpallë kandidaturën e një njeriu të ri me një orientim të qartë pro-evropian dhe pro NATO-s.

Daniell Mitov lindi në 1977. U diplomua për Shkenca Politike në Universitetin e Sofjes "Kliment Ohridski". Ka marrë pjesë në programet e shkëmbimit "Marshall"  të Marshall Memorial Fund (German Marshall Fund of the US) si dhe në "Program des personnalites d'avenir" të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme. Në vjeshtën e vitit 2010 filloi punë për Institutin Kombëtar Demokratik të SHBA-së, fillimisht në Irak, ku ishte menaxher i Programit të Zhvillimit dhe Mbështetjes së Partive Politike, dhe më vonë në Bruksel, Libi, Kongo, Ukrainë, Jemen, Tunizi dhe të tjera. Në vitin 2014 u emërua nga Presidenti Rosen Plevneliev si Ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e përkohshëm të Georgi Bliznashkit dhe e mbajti këtë post në qeverinë e ardhshme - qeverinë e dytë të Kryeministrit Bojko Borisov. Aktualisht Daniell Mitov është një deputet i GERB-SDS në parlamentin e ri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD