Partia GERB shpalli kandidaturën e Daniell Mitovit për kryeministër të vendit. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Bojko Borisov. Më herët sot informacioni i njëjtë u njoftua nga botimi elektronik i gazetës “24 çasa” dhe media të tjera, duke cituar burime të larta të partisë. Ju rikojtojmë se këtë mëngjes Bojko Borisov tha se ai vetë nuk do të kandidonte për kryeministër, por partia e tij do të shpallë kandidaturën e një njeriu të ri me një orientim të qartë pro-evropian dhe pro NATO-s.
Daniell Mitov lindi në 1977. U diplomua për Shkenca Politike në Universitetin e Sofjes "Kliment Ohridski". Ka marrë pjesë në programet e shkëmbimit "Marshall" të Marshall Memorial Fund (German Marshall Fund of the US) si dhe në "Program des personnalites d'avenir" të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme. Në vjeshtën e vitit 2010 filloi punë për Institutin Kombëtar Demokratik të SHBA-së, fillimisht në Irak, ku ishte menaxher i Programit të Zhvillimit dhe Mbështetjes së Partive Politike, dhe më vonë në Bruksel, Libi, Kongo, Ukrainë, Jemen, Tunizi dhe të tjera. Në vitin 2014 u emërua nga Presidenti Rosen Plevneliev si Ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e përkohshëm të Georgi Bliznashkit dhe e mbajti këtë post në qeverinë e ardhshme - qeverinë e dytë të Kryeministrit Bojko Borisov. Aktualisht Daniell Mitov është një deputet i GERB-SDS në parlamentin e ri.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..