Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja do të ketë një park të dytë arkeologjik deri në fund të verës

Foto: sofia.bg

Terreni, në afërsi me qendrën e qytetit ( një pjesë nga rajoni “Llozenec”) ishte shpëtuar nga synimet investuese për ndërtim pas vitit 2001, kur studimet arkeologjike u rivendosën nga arkeologët Konstantin Shallganov dhe Mario Ivanov nga Muzeu Historik Regjional në kryeqytet.

Kodra e Llozenecit ka qenë e banuar në gjysmën e dytë të shekullit të 4, kurse mbi bazën e sendeve të gjetura, specialistët supozojnë  se bëhet fjalë për një rezidencë periferike të një qytetari të rangut të lartë të Serdikës. Në kufijtë e tij gjendet dhe mauzoleu nga periudha e antikitetit të vonë, i njohur pak në Sofje, i cili mbase është i ndërtuar në rrëzat e kodrës, për anëtarët e familjes aristokratike romake. Një mauzole i ngjashëm nga kjo periudhë është zbuluar në qytetin italian Ravena, por është me përmasa më të vogla. Fokusi i objektit antik të Sofjes është ndërtesa e zbuluar, e cila është një nga më të mëdhatë  për Perandorinë Romake me një karakter të ngjashëm.

Sendi më i vlefshëm, i zbuluar gjatë studimeve, është një vazo e tipit “Diatreta” nga gjysma e dytë e shekullit të 4, e cila është e eksponuar në Muzeun Historik Regjional në Sofje. Janë zbuluar akoma mbi 160 monedha dhe një majë e artë të një rripi, byzylyk, krehër e sende të tjera, të lidhura me jetën e familjes fisnike.

Në projektin mbi ndërtimin e parkut arkeologjik, përveç veprimtarive konservuese dhe restauruese mbi mbeturinat e mauzoleut dhe sarkofagët, do të formohet dhe një pavijon informacioni për vizitorët.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD