Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët e talentuar në gjendje jo të barabartë prapë do të kenë shans për zhvillim

Bullgaria është nënë e shumë fëmijëve të talentuar, mendon Mihaella Stojkova

Foto: plushenomeche.org

Para 14 vitesh Mihaella Stojkova bashkë me një mik të saj vendosën të bëjnë të lumtur jetimë në qytetin Burgas. Kështu  filloi një nga fushatat më të mëdha bamirëse në vendin tonë. Disa vite më vonë Mihaella krijoi Shoqatën “Operacion Arushka prej Pelushi”, e cila që nga viti 2017 ndihmon fëmijë të talentuar në gjendje jo të barabartë për tu zhvilluar talentet e tyre dhe për të vazhduar arsimin në universitet. E gjithë kjo realizohet me konkurse vjetore për programin arsimor të mentorëve “Talentet e fshehura të Bullgarisë. Deri tashti në sajë të programit u arsimuan afro 30 fëmijë, disa prej të cilëve tashmë janë studentë. Sivjet në se ka kandidatura të mira 10 fëmijë kanë mundësi të bashkohen me 11 fëmijët tashmë të pranuar.

“Ne punojmë me fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, të vendosur në shtëpi sociale. Punojmë me fëmijë në rrezik, gjë që do të thotë fëmijë nga familje të varfra, fëmijë që rriten në një mjedis të pafavorshëm për të që nuk i lejon ata të zhvillojnë talentin e vet, sepse nuk kanë mbështetje emocionale ose financiare për ta bërë këtë. Grupi kryesor fëmijësh janë 11-18 vjeç me të cilët punojmë deri në aplikimin në universitet ose në zhvillimin e tyre profesional në ndonjë sferë” – tregon Mihaella në një intervistë për “Radio Sofja” të BNR-s.

Mihaella Stojkova

Ndër kriteret e shoqatës për aplikim në program janë edhe notat e mira në shkollë, me të cilat Mihaella Stojkova e lidh seriozitetin që fëmija do të shfaqë te ta. Kjo është me rëndësi, sepse në program është e investuar puna e shumë njerëzve – ekspertë, psikologë, një ekip mentorësh, mësues, shpjegon ajo.

Programi mbështetet gjithashtu financiarisht nga ndërmarrje ndaj të cilave ekipi i Stojkovës është shumë mirënjohës dhe pa të cilat, nisma e tyre nuk mund të ekzistojë, sepse mësimet e ofruara për secilin fëmijë janë vetëm një pjesë e të gjithë mbështetjes. “Ne lëshojmë bursa mujore ose të njëhershme, blejmë pajisje, teknikë, ekipe sportive, libra shkollorë për fëmijët, madje kemi blerë edhe kuponë ushqimi në se situata në familje është më e keqe” – tregon Mihaella. Në program janë të përfshirë edhe trajnime, kampe dhe udhëtime.

Dhe sa i përket vetë talentit të fëmijës, ajo bën një sqarim të rëndësishëm:

“Ne punojmë me fëmijë të cilat jo vetëm kanë talent të spikatur ose të realizuar, por edhe me fëmijë me potencial. Por kryesorja është motivimi, jo aq sa i zhvilluar është talenti, por sa i motivuar është fëmija.”

Merita për përkrahjen e këtij motivimi te fëmijët, megjithë historitë e tyre të vështira të jetës, u takon mentorëve në programin “Talentet e Fshehura të Bullgarisë”. Dhe përderisa mësuesit janë profesionistë që zhvillojnë në mënyrë specifike talentin e secilit fëmijë, mentorët punojnë për të formuar te ta këmbëngulje, qëndrueshmëri, vendosmëri, durim dhe aftësi komunikimi.

“Ne bëjmë një përzgjedhje shumë serioze të mentorëve tanë – thekson Mihaella Stojkova. – Kjo për arsye se mentori është njeriu, i cili çdo javë takohet me fëmijën dhe punojnë së bashku për të realizuar qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata.”

Te momenti i tanishëm në program punojnë 8 mentorë, por numri i tyre lëvizet në varësi të fëmijëve të pranuar në program.

Mihaella bën thirrje për këdo që njeh një të ri në moshë midis 11 dhe 18 vjeç me talente të jashtëzakonshme të kontaktojë me shoqatën dhe ta ndihmojë këtë fëmijë të aplikojë në konkurs. Sepse, siç thotë Arushka Pooh, “Sa më shumë, aq më shumë”.

Redaktore: Vesella Krësteva (sipas intervistës së Gergana Pejkova, BNR – “Radio Sofja”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: plushenomeche.org

Më shumë nga rubrika

½ prej punëdhënësve janë gati ta vazhdojnë punën në distancë edhe pas pandemisë

Më shumë se gjysma e punëdhënësve (55%) kanë filluar të përdorin punën nga distanca në kompanitë e tyre, ndërsa 28% e kanë përdorur këtë formë të punës para pandemisë. 17% e punëdhënësve nuk e aplikojnë punën në distancë. Këtë e tregon një studim i..

botuar më 21-05-14 4.30.MD

Komiteti Bullgar i Helsinkit: Viti 2020 hodhi sfida serioze ndaj të drejtave të njeriut në Bullgari

Viti pandemik 2020 tregoi se sa e rëndësishme është vendosja e bilancit të saktë midis kufizimeve të të drejtave të shtetasve dhe mbrojtjes së shëndetit të popullsisë. Ishim dëshmitarë të mbylljes së shteteve, të pamundësisë për udhëtime dhe kalimin e..

botuar më 21-05-13 2.07.MD
Prof. Hristo Bonxhollov

Për herë të parë që nga viti 1944 do të ketë një universitet bullgar në Maqedoninë е Veriut

Universiteti “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Veliko Tarnovo është universiteti i parë bullgar që do të hapë një filial të vet në Maqedoninë e Veriut. Negociatat për të arritur këtë vazhduan tre vjet. Rektori i universitetit, Prof. Hristo..

botuar më 21-05-13 1.03.MD