Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për kosin bullgar dhe mjekimin e Covid-19

Foto: arkiv

Molekulat në kos janë efektive në trajtimin e një sërë gjendjesh inflamatore, duke përfshirë "stuhitë e citokinës" të shkaktuara nga Covid-19, vënë në dukje studiuesit në Universitetin Ben-Gurion në Izraelin Jugor. Shkencëtarët që identifikuan molekulat - Prof. Raz Jelinek dhe studenti Orit Malka - saktësojnë se kosi e ka potencialin për të luftuar bakteret patogjene. Në veçanti, molekulat janë në gjendje të zvogëlojnë ndjeshëm virulencën e agjentit të kolerës.

Të bësh një kos të mirë është si të rritësh një fëmijë të mirë – procesi është kaq delikat. Këtë e deklaroi inxhinierja Maria Stefanova-Kondratenko, e cila ka krijuar dhe drejtuar Laboratorin Kombëtar në ish-ndërmarrjen shtetërore "Industria e Qumështit" në vazhdim të 25 vjetëve. Në një intervistë për Radio Bullgarinë disa kohë më parë ajo shpjegoi se cili është dallimi midis kosit bullgar dhe jogurtit? - lexoni postimin Maria Kondratenko: Perëndimi nuk arriti të zbulojë sekretin e kosit bullgar“.

Kosi bullgar është i njohur dhe i vlerësuar lart në mbarë botën. Në vitet para pandemisë adhuruesit e produktit të shijshëm shëndetësor nga kënde të ndryshme të Bullgarisë dhe nga jashtë u përfshinë në Festën speciale të kosit në qytetin Trën.

Në krahinën e Trënit, ose më saktë në fshatin Studen Izvor, ka lindur zbuluesi i bakterit të tharët laktik, bakter ky shkakton fermentimin në qumështin bullgar.

Dr. Stamen Grigorov e ka përshkruar bakterin e porsazbuluar në vitin 1905 dhe ia ka dhënë emrin Lactobacillus Bulgaricus. Mund të lexoni hollësi interesante për këtë në artikullin tonë Për kosin bullgar, për bakterin e dobishëm dhe për zbuluesin e tij nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Spiridon

Nderojmë Shën Spiridonin - shenjtorin mbrojtës të zejtarëve

Sipas kalendarit popullor dhe kalendarit të Kishës Ortodokse Bullgare, më 12 dhjetor kremtohet dita e Shën Spiridonit. Kjo ditë përkufizohet edhe si festë e organizatave dhe shoqatave të ndryshme esnafe. Shenjtori lindi në shekullin e IV-të në..

botuar më 23-12-12 6.35.PD

Të krishterët ortodoksë nderojnë nënën e Virgjëreshës - Shën Anna

Më 9 dhjetor adhurojmë Shën Anna - nëna e Hyjlindëses Mari. Për shumë vite, Joakimi dhe Anna nuk kishin pasardhës dhe iu lutën Zotit që t'u jepte një fëmijë. Një ditë, një Engjëll i Zotit iu shfaq Anës dhe i njoftoi se do të lindte një vajzë,..

botuar më 23-12-09 1.38.MD

Rruzarja e festave të dhjetorit fillon me ditët e shenjtorëve Varvara, Sava dhe Nikolla

Filloi një seri festash të mrekullueshme gjatë muajit dhjetor, të cilat do të na çojnë drejt dritave dhe momenteve të përbashkëta të rehatisë dhe dashurisë me njerëzit më të afërt në prag të Krishtlindjeve. “Varvara gatuan, Sava pjek,..

botuar më 23-12-05 2.55.MD