Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka nevojë për një ndryshim të rrënjësishëm të modelit në të cilin Bullgaria tërheq investime

A do të bëhen politikat e gjelbra viktimë e prioriteteve politike?

Që të mund të shpresojë tek fondet evropiane për të mbështetur ekonominë në krizë, Bullgaria duhet t'i paraqesë Komisionit Evropian një Plan të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë i cili të jetë motivuar mirë.Projekti i këtij dokumenti u paraqit për diskutim në parlamentin bullgar disa ditë më parë dhe provokoi reagimin e menjëhershëm të sindikatave dhe punëdhënësve, të cilët pretendojnë se dokumenti kërkon redaktim serioz.

Sipas ekonomistëve, përfshirë Llëçezar Bogdanov të Institutit për Ekonomi të Tregut, projekti ka një numër dobësish dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për t'i korrigjuar. "Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë i mungojnë propozimet radikale dhe një angazhim politik se diçka do të reformohet," tha ai në një intervistë për BNR-Horizont.

Llëçezar Bogdanov

Sipas fjalëve të kryetarit të këshillit drejtues të Asociacionit Bullgar të Punëdhënësve “Teknologji inovative” Ivan Mihajllov, projekti i planit duhet të jetë objekt i një analize nga ana e pushtetarëve. Megjithatë nuk duhet të refuzohet depozitimi i tij:

Sipërmarrësi është kategorik se mjetet evropiane duhet të jenë vetëm një nga burimet e parave të freskëta për ekonominë e Bullgarisë. Përveç kësaj ato duhet të investohen në mënyrën e domosdoshme në veprimtarinë shkencore, që të arrijmë të ruajmë ekspertët dhe të mund të tërheqim specialistë të rinj.

"Ne duhet të rivlerësojmë dhe ndryshojmë rrënjësisht modelin në të cilin i tërheqim investimet. Ky i tanishmi tregon se ne nuk po tërheqim investime të reja, ndërsa investimet aktuale janë të dobëta. Si një vend ku kemi akoma specialistë mjaft të mirë, ne jemi në rrezik t’i humbasim sepse vendet fqinje do t’i tërheqin. Ne po ndjekim me shumë shqetësim idetë për ndryshimin e mjedisit tatimor. Ky është një veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm që mund të na shtyjë në drejtim të gabuar. Një qëllim tjetër i rëndësishëm është që të ruajmë kompanitë që veprojnë tashmë në Bullgari, pasi jemi në një periudhë të vështirë. Sidoqoftë, nevojitet shumë vullnet, sepse çdo vonesë dhe zhvendosje e kësaj teme nga agjenda do të na çojë në pasoja jashtëzakonisht negative ", paralajmëron Ivan Mihajllov.

Ivan Mihajllov

"Programoni të ardhmen", "Investoni me zgjuarsi" dhe "Prodhoni gjelbër" janë tri fushat në të cilat vendi është thirrur të përshtatet, pasi ato do të jenë kryesore për zhvillimin e tij në 7 deri në 10 vitet e ardhshme. Të gjitha këto janë tema që janë në agjendën dhe programet e partive të gjelbra në vendin tonë dhe në të gjithë botën. Ndër deputetët e Legjislaturës së 45 të Kuvendit Popullor ka përkrahës të ideologjisë së gjelbër, por a do të zgjasë Parlamenti i ri aq kohë sa të merret me zgjidhjen e problemeve ekologjike? Organizatat ekologjike tashmë u kanë bërë thirrje ligjvënësve për të bërë ndryshime në Planin e Rimëkëmbjes së Energjisë, në pjesën e tij e cila i përket energjetikës.

“Gjatë 30 viteve të fundit kjo temë gjithmonë ishte shtypur kryesisht nga prioritetet ekonomike ose interesat politike. Në situatën në të cilën ndodhemi ky vazhdon të jetë një rrezik, "tha për BNR-Horizont Pavell Antonov, anëtar i një rrjeti civil të angazhuar me zhvillimin ekologjik të mjedisit.

Pavell Antonov

Antonov është i bindur se duhet të vendoset një ekuilibër midis reformave të nevojshme në sektorin e Politikës së Gjelbër që të kapërcehet mundësia që politikat e gjelbra të bëhen viktima të kompromiseve ose marrëveshjeve të ndryshme.

Përpiloi: Joan Kolev (sipas intervistës së Ljudmilla Zhelezovës dhe Valerija Nikollovës nga BNR-Horizont,  dhe të Tanja Ballabanovës nga BNR-Stara Zagora)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, arkiv personal, „BluLink“



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD