Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 411

Foto: EPA/BGNES

Zgjatje me 1 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, rekomandojnë autoritetet shëndetësore

Bullgaria po del nga vala e tretë e epidemisë nga koronavirusi, shpalli në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore ministri i shëndetësisë në dorëheqje profesori Kostadin Angellov. Megjithatë autoritetet shëndetësore rekomandojnë që gjendja e jashtëzakonshme epidemike të zgjatet me një muaj dhe të vazhdojë deri në fund të majit. Inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angell Kunçev tanimë ka paraqitur një raport me propozimin. “Nëse ka një qeveri të ardhshme, ajo do të mund të ndryshojë këtë vendim,” saktësoi ministri i shëndetësisë në dorëheqje Angellov. Do të merret dhe vendim nëse do të hyhet në vendin tonë me dokument për vaksinimin kundra Covid-19, për kalimin e sëmundjes gjatë 6 muajve të fundit ose për një rezultat negativ nga testi.


Filloi vaksinimi në masë i të punësuarve në turizëm

Filloi vaksinimi në masë i të punësuarve në turizëm, sepse furnizimet e vaksinave të “Pfizer” dhe “Moderna” do të rritet gjatë javëve në vijim. Këtë e deklaroi Doçka Mihajllova – drejtoreshë e Inspektoratit Regjional të Shëndetësisë – Varna, cituar nga Daniella Stojnova nga BNR – Varna. Nuk pritet shtrëngim i masave antiepidemike në Varna, megjithë vendin e parë për nga sëmundshmëria nga Covid-19. Këtë e ka njoftuar Stojan Pasev – prefekt i rrethit të Varnës.


2002 raste të reja të Covid, të shëruarit janë pothuajse dy herë më shumë

Pothuajse dy herë më shumë u shëruan në 24 orët e fundit sesa ata të sapo infektuarit me koronavirus, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.2002 janë rastet e reja ose 14.1 për qind e 14 215 testeve të kryera. Shumica janë të infektuar rishtazi në Sofje - 394. Ndiqen nga rrethet e qyteteve Varna me 188, Plovdiv me 184 dhe Burgas me 123.Numri i pacientëve aktivë vazhdon të ulet dhe tashmë është 59 087 veta.8435 pacientë janë të shtruar në spital, prej tyre 786 persona janë në kujdesin intensiv.318 208 janë të shëruarit nga fillimi i pandemisë, vetëm 3935 të raportuar në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve me koronavirus të vendosur është 100 persona.19 168 vaksina u bënë në 24 orët e fundit. Numri i tyre i përgjithshëm tani është 676 501. Me dy doza u imunizuan 143 185 njerëz.


Aktualisht në Bullgari nuk ka asnjë zonë të kuqe me Covid-19

Në këtë moment nuk ka asnjë zonë të kuqe dhe sëmundshmëria mesatare është 460 në 100 mijë veta, derisa vdekshmëria del në 23 në 100 mijë veta, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev. Vendi ynë renditet në vendin e 14 në Bashkimin Evropian në bazë të sëmundshmërisë 14 ditore, kurse për nga numri i të vdekurve mbetet në vendin e 2. Inspektori i shëndetësisë tha akoma se kurba në rënie për rastet e konfirmuara të Covid-19 tanimë zbatohet si për të shtruarit ashtu dhe për të vdekurit. Më shumë hollësi për brifingun e autoriteteve shëndetësore mund të lexoni KËTU.


Kostadin Angellov: Rekord i ri i vaksinave të vendosura në ditë

Vendi ynë ka regjistruar një rekord të ri të vaksinave të bëra në ditë. Këtë e bëri ti ditur në profilin e vet në Facebook Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Kostadin Angellov. Deri në orën 18:30 (kohë bullgare) janë vaksinuar 21 306 veta. “Muajin tjetër kemi në plan të vaksinojmë nja 50 mijë veta në ditë”, vë në dukje gjithashtu Angellov, duke i falënderuar bullgarët për besimin.


Vendimi për vaksinën e “Johnson & Johnson” - jo më herët se dita e hënë

Kryeinspektori shëndetësor i shtetit, Angell Kunçev, njoftoi se Shtabi i Vaksinimit do të marrë vendim mbi aplikimin e vaksinës “Johnson & Johnson” në Bullgari jo më herët se të hënën, njoftoi programi “Horizont” i BNR. Ai sqaroi se kjo do të ndodhë kur të dalë vendimi i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave. "Tani jemi në kontakt me disa vende evropiane. Ne duam një zgjidhje unike evropiane, nëse është e mundur, dhe praktika të jetë e njëjtë. Nëse e arrijmë këtë - mirë, nëse jo, gjithsesi do ta marrim vendimin tonë, " tha Kunçev. Ditën e hënë pritet informacion suplementar edhe për korridoret jeshile, njoftoi ai.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpilo: Darina Grigorova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë nuk dëshiron të mbajë përgjegjësinë për ministrin e jashtëm

Unë jam i gatshëm për dialog me presidentin në çdo kohë, siç kam mbajtur deri më tani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për ndryshimet e propozuara në përbërjen e qeverisë në detyrë. Përgjegjësia për ministrat që propozoj është tërësisht..

botuar më 24-04-18 1.10.MD

Bullgaria ka mbështetjen italiane për anëtarësimin e plotë në Shengen

Presidenti italian Sergio Mattarella deklaroi mbështetjen e Romës për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen. Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Mattarella ndodhet në një vizitë dyditore në vend. Të dy diskutuan për zhvillimin e..

botuar më 24-04-18 9.48.PD

Bullgaria dënoi sulmin e 14 prillit ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për përmbajtje

Ambasadori i Iranit në Bullgari, Alireza Irvash, u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 16 prill 2024 për shkak të sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 14 prill 2024. Gergana Karaxhova, Drejtore e Përgjithshme në “Çështjet Politike”..

botuar më 24-04-18 9.11.PD