Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendi ynë po del nga vala e tretë e Covid-19

Zgjatje me 1 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, rekomandojnë autoritetet shëndetësore

Foto: BGNES

Bullgaria po del nga vala e tretë e epidemisë nga koronavirusi, shpalli  në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore ministri i shëndetësisë në dorëheqje profesori Kostadin Angjellov. “Gjatë gjithë kohës na drejtonte arsyeja, intelekti i ekspertëve tanë dhe disiplina”, deklaroi ai dhe shprehu bindjen se, Bullgaria shumë shpejt do të kthehet në një shembull me rezultatet e saj, të cilat një sërë shtetesh evropiane nuk mund t’i arrijnë.

Në këtë moment nuk ka asnjë zonë të kuqe dhe sëmundshmëria mesatare është 460 në 100 mijë veta, derisa vdekshmëria del në 23 në 100 mijë veta, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev. Vendi ynë renditet në vendin e 14 në Bashkimin Evropian  në bazë të sëmundshmërisë 14 ditore, kurse për nga numri i të vdekurve mbetet në vendin e 2. Inspektori i shëndetësisë tha akoma se, kurba në rënie për rastet e konfirmuara të Covid-19 tanimë zbatohet si për të shtruarit ashtu dhe për të vdekurit.

Por, që të mund të mbahen rezultatet e mira, duhet të plotësohen dy kushte, mendon ministri i dorëhequr i shëndetësisë. E para është të ruhet rritmi i vaksinimit, i cili gjatë muajit maj  mund të arrijë deri më 50 mijë veta në ditë, dhe së dyti të respektohen akoma masat antiepidemike, derisa të arrihet një imunitet kolektiv jo më vonë se gjatë muajit gusht. Profesori Kostadin Angjellov tha po kështu se, sot do të vendoset nëse do të përdoret vaksina e “Jansen”-it, si dhe a do të hapen korridoret e gjelbra dhe a do të fillojë faza e 5 nga plani i vaksinimit, i cili prek grupet më të cenueshme në shoqëri.

“Ne nuk duhet ta humbasim vigjilencën, me gjithë trendët e mira ", paralajmëroi shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Sipas fjalëve të tij, pas Pashkës spitalet mund të mbushen me njerëz të sëmurë nga koronavirusi. Prandaj dhe ai apeloi që të respektojmë masat kundra epidemike në periudhën e festave.

Gjenerali Mutafçijski shtoi se, pakësimi i numrit të pacientëve të hospitalizuar nuk është “tepër i qartë” dhe mbajtja në klinikat intensive është “jashtëzakonisht shqetësuese”. Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar deklaroi  se nuk ka një garanci nëse gjatë verës sëmundshmëria do të pakësohet.  

Deri në fund të javës do të vendoset se çfarë masash do të merren, në lidhje me festat e Pashkës. Do të merret dhe vendim nëse do të hyhet në vendin tonë me dokument për vaksinimin kundra Covid-19, për kalimin e sëmundjes gjatë 6 muajve të fundit ose për një rezultat negativ nga testi.

Autoritetet shëndetësore rekomandojnë që gjerndja e jashtëzakonshme epidemike të zgjatet me një muaj dhe të vazhdojë deri në fund të majit. Inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev  tanimë ka paraqitur një raport me propozimin. “Nëse ka një qeveri të ardhshme, ajo do të mund të ndryshojë këtë vendim,” saktësoi ministri i shëndetësisë në dorëheqje Angjellov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Një Bullgari që po zhduket përmes fotoobjektivit të Georgi Haxhievit

Georgi Haxhiev - një fotograf, motorist dhe muzikant, i është përkushtuar studimit të territoreve të harruara të atdheut tonë. Ai kërkon fshatra të strukur në gjinjtë e maleve në lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. “Ky është prioriteti im,..

botuar më 21-05-15 11.45.PD

½ prej punëdhënësve janë gati ta vazhdojnë punën në distancë edhe pas pandemisë

Më shumë se gjysma e punëdhënësve (55%) kanë filluar të përdorin punën nga distanca në kompanitë e tyre, ndërsa 28% e kanë përdorur këtë formë të punës para pandemisë. 17% e punëdhënësve nuk e aplikojnë punën në distancë. Këtë e tregon një studim i..

botuar më 21-05-14 4.30.MD

Komiteti Bullgar i Helsinkit: Viti 2020 hodhi sfida serioze ndaj të drejtave të njeriut në Bullgari

Viti pandemik 2020 tregoi se sa e rëndësishme është vendosja e bilancit të saktë midis kufizimeve të të drejtave të shtetasve dhe mbrojtjes së shëndetit të popullsisë. Ishim dëshmitarë të mbylljes së shteteve, të pamundësisë për udhëtime dhe kalimin e..

botuar më 21-05-13 2.07.MD