Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festat e Pashkëve – një gllënjkë ajër për hotelierët në qytetet Sandanski dhe Velingrad

Foto: arkiv

Vendpushimet SPA në qytetet Sandanski dhe Velingrad presin që të jenë plotë  në periudhën e festave të Pashkës dhe  të Shën Gjergjit. Pronarët e hoteleve vendase dhe lokalet i respektojnë rekomandimet shëndetësore, lidhur me koronavirusin, kurse çmimet mbeten të pandryshuara.

Pavarësisht nga pandemia shumë bullgarë kanë zgjedhur për festat qytetet Sandanski dhe Velingrad. Kurse të ashtuquajturat post Covid programe të propozuara në këto dy vendpushime për t’u rikuperuar nga sëmundja janë një mundësi e mirë për një ristart të turizmit SPA. Baza e shtretërve në hotelet dhe shtëpitë për miq në Sandanski është afërsisht 4000 shtretër. Që të gjitha hotelet do të punojnë, kurse zënia pritet që të jetë mbi 90%, pohon Gjeorgji Kunçev – zëvendëskryetar i shoqatës së hotelierëve në qytet dhe shton: “Shikojmë një dritë në tunel dhe mendoj se gjërat do të renditen mjaft mirë për Pashkët”.


Përveç natyrës dhe ujit mineral, tërheqëse sipas tij janë kureshtjet kulturore dhe historike. Turizmi i verës në rrethinat e qytetit Sandanski nuk ka pushuar të zhvillohet, kurse kantinat në rajon  janë mbi 10. Ato prodhojnë verëra të përzgjedhura dhe presin turistë nga e gjithë bota. Sipas Kunçevit përpara pandemisë nga koronavirusi turistët e huaj, të cilët kanë vizituar qytetin Sandanski kanë qenë mbi 60%, kurse tani ka miq të veçantë nga jashtë. Hotelierët vendas mbështeten më tepër tek vizitorët nga vendet fqinje.

“Po presim që gjërat të qetësohen, të hapen kufijtë, të hiqen pengesat  dhe grekët dhe maqedonasit do të nisen përsëri. Kjo është 100% e sigurt. Ne mbajmë kontakte me kolegët tanë nga industria nga të dyja anët, kështu që, që të gjithë jemi në pritje që gjërat të rregullohen dhe të nisin.”

Që të gjitha hotelet janë të përgatitura të presin miq për festat dhe në destinacionin tjetër të dashur për turistët bullgar – vendpushimi rodopas SPA-Velingrad. Periudha pranverore sipas traditës është më e dobët për pushimoren dhe zënia e bazave pritet që të jetë rreth 70%.

Disa hotele kanë tarifa të zbritura, mësojmë nga Zllatko Zllatanov, kryetar i shoqatës lokale të hotelierëve. Përveç kësaj, gjatë kësaj pranvere ka indikime për një refuzim nga rezervimet në qytet për llogari të vendpushimeve greke. Qeveria bullgare duhet me çdo kusht të hapë korridoret e gjelbra për Rusinë dhe për Rumaninë, që të mund të kompensojë këtë deficit, mendon Zllatko Zllatanov. Shoqata e Hotelierëve beson se Velingrad është destinacioni i cili rimëkëmbet më  shpejt. Këtu mbështeten në një produkt të klasës më të lartë. Mbështeten tek fakti që mysafirët dhe miqtë të kujdesen dhe administrohen më mirë në objektet më të vogla. Punonjësit në degë këmbëngulin dhe mbi atraksionet shtesë dhe format alternative të turizmit, nënvizon Zllatko Zllatanov dhe shton:

“Tanimë, kemi ferma të vogla dhe shumë të bukura nëpër fshatra, pronarët e të cilave arsimohen  sesi të mund të jenë më atraktivë dhe të tërheqin interesin e turistëve. Digat përreth nesh po kështu kanë filluar të zhvillohen më shpejt si destinacione. Njerëzit rreth pandemisë tanimë po kërkojnë një privatësi dhe hotele më të vogla si dhe shtëpitë për miqtë” – tha në përfundim Zllatko Zllatanov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Disa nga hotelet në pushimoren Sllënçev Brjag janë hapur për festat e Pashkëve

30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë rezervime nga turistë bullgarë, rumunë dhe grekë. “Çmimet e paketave turistike për këtë verë janë..

botuar më 24-05-01 10.21.PD

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD