Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radostin Çollakov – djali nga mali Rodopa, i cili mëson intelektin artificial të mendojë në gjuhën bullgare

Foto: volontime.com

15 vjeçi Radostin Çollakov nga fshati Barutin në malin Rodopa tashmë 6 vjet përpiqet për të bërë makinat më njerëzore. Sikur një i huaj nga një planet i përparuar teknologjikisht, ai mbart me vete njohuri që nuk mund t’i fitonte as në shkollën rurale që mbijeton me klasa të bashkuara, as në shtëpinë e tij modeste.

Që në moshë shumë të re shfaqa interes për gjithçka dhe eksperimentova me gjithçka – tregon ai në një intervistë për Programin “Hristo Botev” të BNR-s. – Atëherë nuk kishim as telefona, as kompjuterë, por kur pashë që dikush kishte një teknologji më të re, e pyeta se çfarë mund të bëhej me të dhe më bëhej gjithnjë e më interesante. Dhe kur mora telefon dhe laptop, fillova të thellohem në cilësimet për të parë se çfarë do të ndodhte dhe madje kishte raste kur i shkatërrova. Kështu me kalimin e kohës fillova të mësoj gjëra të ndryshme.”

Përderisa frekuentonte shkollën në fshatin Barutin mësuesit pranonin se nuk kanë asgjë për t’i mësuar kur kompjuterët janë të përfshirë në mësim. E vetmja gjë që mund të bënin ishte ta inkurajojnë atë në rrugën e zgjedhur prej tij. Kështu mezi 12 vjeç me përvojë të grumbulluar në programim fitoi konkursin e “Gugëll”-it për zhvillimin e aplikacioneve zanore. Çmimi nga 2400 dollarë e investoi në teknikë për të krijuar aplikacione mobile dhe projekte softuer.

Radostin krijon AnyGoal – aplikacion i cili ndihmon njerëzit të ndjekin se si avancojnë në arritjen e qëllimeve të tyre, dhe vazhdimin AnyGoalChallenges, në të cilin përdoruesit përballen me sfida për të përparuar në zhvillimin e vet personal. Aktualisht punon mbi Al projektin i cili kupton gjuhën bullgare.

“Krijimi quhet “AzBuki.ML” dhe përbën një platformë për intelektin artificial që përpunon gjuhën njerëzore – shpjegon Radostin. – Ideja është që kjo të jetë alternativa bullgare e platformave të ngjashme më të mëdha të cilët bëjnë analizë gramatikore dhe vlerësim të emocioneve në tekst në anglisht ose në ndonjë gjuhë tjetër.”

Radostin shfrytëzon të ashtuquajturat rrjete neurone të cilat të cilët mësojnë nga një sasi e madhe e teksteve për të ndjerë se cili është pozitiv dhe si ta nxjerrin emocionin. Nga Akademia Bullgare e Shkencave i zgjasin dorë shpikësit të ri duke i siguruar bazën e tyre të të dhënave.

Nëse merrni dhjetëra mijëra komente nga interneti dhe i vendosni ato në program, ju në fakt po u tregoni se cilat prej tyre janë pozitive dhe cilat janë negative – vazhdon Radostin. – Programi kalon përmes të gjitha këtyre komenteve dhe shikon se cilat janë fjalët e mundshme pozitive, fillon të zbulojë edhe kuptimin e tyre – jo vetëm në nivelin e fjalëve, por edhe në nivel të fjalive, kontekstit dhe disi dikur në një farë mase ironie. E gjithë kjo ndodh me ndihmën e rrjeteve të neuroneve, të cilat kapin modelet, dhe kur u jepni atyre një tekst të ri, ata e krahasojnë atë me një model tashmë të parë.”

Aplikimi i shpikjes së tij Radostin shikon në veprimtari të larmishme – nga ritregimet e shkurtra të artikujve të gjata të lajmeve deri në vënien e presjeve në fjali, nga analiza e komenteve nën produktet në internet deri te shndërrimi i tingullit në tekst.

Megjithëqë akoma është nxënës në Gjimnazin Matematikor në qytetin Pllovdiv djali i talentuar e shikon të ardhmen e vet në krye të një kompanie të vet të softuerit, e cila krijon produkte të dobishme për njerëzit. Dhe përderisa është thjeshtë Radosltin nga fshati Barutin në malin Rodopa përcjell një mesazh të vetëm – nuk ka rëndësi se ku ke lindur dhe në çfarë mjedis ke rritur, është me rëndësi të zbulosh rrugën e vet dhe të lësh në të një gjurmë të dukshëm.

Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistës së Milena Vodeniçarovës, BNR “Hristo Botev”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: schoolnews-bg, volontime.com, Facebook / @AzBuki.ML



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD

Për të ruajtur identitetin e tyre, bullgarët në Shqipëri kanë nevojë edhe për mbështetje shtetërore

"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..

botuar më 24-12-13 7.30.PD
Nuredin Nuredinaj

Nuredin Nuredinaj nga Gora: "Duhet t'iu rikthehemi vlerave njerëzore dhe të ruajmë identitetin tonë"

Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023).  Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..

botuar më 24-12-08 8.45.PD