Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të reagohet ndaj çdo veprimi armiqësor ndaj Bullgarisë

| rinovuar më 21-04-29 11.43.PD
Ekaterina Zaharieva
Foto: BGNES

Bullgaria do të jetë pa kompromis përballë një kërcënimi ndaj sigurisë kombëtare, tha Kryeministri i dorëhequr Bojko Borisov. “Për fat të mirë, Federata Ruse ka një ambasador shumë serioz në Bullgari. Tregtia jonë me ta po rritet dhe kjo është e mrekullueshme. Por jemi pa kompromis. Shumë kohë përpara çekëve, shumë përpara të tjerëve ne kemi punuar. Shërbimet partnere e dinë se sa kohë kemi që punojmë!”

Ne nuk kemi asnjë interes në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Pas një analize, Ministria e Jashtme do të lëshojë një vendim mbi hetimin e filluar për ndërhyrjen ruse në shpërthimet në depot bullgare të armëve, tha Ministrja e Jashtme e dorëhequr Ekaterina Zaharieva. Para Nova TV ajo tha, se reagohet sa herë që ka veprime armiqësore në territorin e Bullgarisë.

Deklarata e ministres Zaharieva u bë në 29 prill, kur Ambasadorja e Federatës Ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova u ftua në Ministrinë e Jashtme për bisedime.Ftesa erdhi pas komentit të Ministrit të Jashtëm rus Sergej Llavrov mbi një deklaratë të prokurorisë bullgare se bënë lidhje midis plasjeve në depot bullgare të armëve dhe veprimeve të inteligjencës ruse.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pensionistët britanikë mburren për jetën e tyre në Bullgari

Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill, një ish-mësues, tani pensionist, i cili me gruan e tij ka dy prona në Bullgari, merr kujdes më të..

botuar më 24-10-06 7.30.PD

Bullgarët preferojnë botën demokratike

Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup International Balkan mbi qëndrimet ndaj dy organizatave. Për BNR Përvan Simeonov, drejtor i agjencisë,..

botuar më 24-10-05 12.25.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona deri në kthjellim. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14° dhe..

botuar më 24-10-04 7.35.MD