Gatishmërinë për rifillimin e negociatave me Bullgarinë shpalli Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij të nivelit të lartë në Bruksel.
Mosmarrëveshjet midis dy vendeve janë shumështresore të bazuara si mbi mosmarrëveshjet për historinë, ashtu edhe mbi sinjalet e shumta për diskriminim dhe shtypje të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët deklarojnë vetëdijen e tyre bullgare. Qeveria e tanishme bullgare në dorëheqje reagoi ashpër ndaj shumicës së tyre, por qëndron e hapur çështja çfarë do të ndodhë pas formimit të kabinetit të ri. Motivi për mungesën e qeverisë së qëndrueshme tani për tani shtyn mundësinë për mirëkuptim mbi temat, nga zgjidhja e të cilëve varet mundësia që Maqedonia e Veriut të hapë negociatat për aderim me BE-n.
Mirëpo, “zbutja” e pozitës së Sofjes për anëtarësimin e Shkupit pas zgjedhjes së qeverisë së re, ose pas zgjedhjeve të parakohshme, është e palogjikshme të pritet. Rreth këtij qëndrimi u bashkuan eurodeputetët bullgarë Andrej Kovaçev (ENP), Angell Xhambazki (EKR) dhe illhan Kyçuk (Rinovo Evropën), i cili është edhe raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut . Sipas deklaratave të Angell Xhambazkit:
“Pozita e çdo qeverie bullgare duhet të bazohet në mbrojtjen e interesit kombëtar bullgar, mbrojtjen e të drejtës për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtës së bullgarëve në Maqedoninë Veriore për t’u bashkuar”, është kategorik Xhambazki.
Pozita bullgare fund e krye iu përgjigjet vlerave evropiane, theksoi Andrej Kovaçev duke vërë theksin mbi mosmarrëveshjet e shteteve mbi çështjet historike. Një shembull për këtë është, se mbledhja e 13-të e fundit e Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve mbi Çështjet Historike dhe Arsimore përsëri përfundoi punën pa rezultat.
“Askush nuk mund të ma bindë se vlerë evropiane janë falsifikimi i historisë, diskriminimi dhe fjala e urrejtjes – theksoi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev. – Kolegët tanë në Shkup duhet të kapërcejnë inercinë nga e kaluara e tyre, siç e bëmë ne.”
Illhan Kyçuk është kategorik, se vazhdimi i integrimit evropian i Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe për gjithë BE-n.
“Kjo çështje është e ndërlikuar për bisedime, për vlerësime politike dhe për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE - shpjegoi Kyçuk në një intervistë për BNR. - Në plan modern ajo gjithashtu duket e vështirë, sepse politikanët duhet të marrin vendime të guximshme në lidhje me historinë dhe të përshkruajnë perspektivën e rajonit.”
Sipas tij amullia në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ngjall mundësinë që Shqipëria të fillojë e para negociatat dhe veçmas nga Maqedonia e Veriut. Një zhvillim i tillë do të hidhte një hije mbi imazhin e Bullgarisë përpara partnerëve, të cilët presin që çështja e integrimit të Ballkanit Perëndimor është ende në axhendë për vendin tonë dhe nuk ka mbetur vetëm brenda Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-s.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, ilhankyuchyuk.euAthina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..