Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari – Dita e 420

Foto: BGNES

Prof. Kostadin Angellov: Deri në fund të gushtit i heqim maskat

Në një brifing në Plovdiv Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje prof. Kostadin Angellov shprehu kënaqësi për ritmin e vaksinimit. "Këtë javë arritëm të bëjmë 100 vaksina, 20% më shumë sesa gjatë javës së mëparshme," tha ai. Sipas tij, regjistri elektronik do të hapet më 10 maj. Vaksinimet janë planifikuar të jenë me orë të caktuar, në shërbim të njerëzve të punësuar që janë me kohë të kufizuar. 270 000 vaksinat e Pfizer, të cilat janë ndër më të kërkuarat, mbërrijnë të hënën. Është duke u diskutuar heqja e kërkesës për kapacitetin e përdorimit të ambientit të lokaleve. Pyetjes nëse pritet një valë e katërt e koronavirusit në vend, Angellov iu përgjigj se gjithçka mund të ndodhë. Ai tha se pasi 65% e popullsisë imunizohet, maskat do të hiqen. Angellov pret që kjo të ndodhë në fund të gushtit. Aktualisht janë bërë 815 463 vaksina.


Prof. Todor Kantarxhiev: Kemi vaksina për një Bullgari e gjysmë

Temp i vaksinimit te ne mund të rritet dy herë këtë muaj, ndërsa muajin tjetër – katër herë. Kemi vaksina për një Bullgari e gjysmë. Këtë e tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ prof. Todor Kantarxhiev, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare dhe anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar. Sipas fjalëve të tij, vendi disponon vaksina për një Bullgari e gjysmë. “Kurrë nuk kemi thënë se disa vaksina janë të këqija, por ka të tilla, të cilat ende nuk kanë kaluar përmes rregullimit evropian”, tha ai sa i përket mundësisë për importimin e vaksinës ruse Sputnik V. Sa u përket radhëve të gjata të korridoreve të gjelbra të vaksinimit ai tha: “Falë Zotit moti është i mirë dhe ka një erë të lehtë. Kur ka një erë të tillë, rreziku i infektimit është shumë i ulët.”


Pak mbi 7% janë rastet pozitive të Covid-19

652 janë rastet e regjistruara rishtas të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit, sipas të dhënave të azhurnuara të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 7.36% e 8864 testeve të kryera janë pozitive. 6905 persona me koronavirus trajtohen në spital, nga të cilët 674 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 1222 u raportuan të ishin shëruar. 31 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, dhe 16 399 që nga fillimi i pandemisë. Numri i të vaksinuarve kundër koronavirusit për 24 orët e fundit është 12 287. Numri total i të vaksinuarve me dozën e dytë është 213 354 veta. Ju rikujtojmë se që nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrjen në Bullgari. Po hiqen "Korridoret" për pazar për të moshuarit në dyqanet ushqimore dhe kufizimet për trajnime dhe gara për sportet kolektive për personat nën 18 vjeç. Punëdhënësit organizojnë procesin e punës së punonjësve të tyre në distancë, kur është e mundur, duke lejuar punë me prani fizike të një maksimumi prej 50% të stafit.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Më shumë fluturime për në Burgas do ta bëjnë Detin e Zi një destinacion turistik gjatë gjithë vitit

Pritjet e mia për sezonin veror janë shumë të mira, tha për Nova Tv ministri i turizmit Evtim Milloshev. Ai tha se ura Carevo - Ahtopoll është rimëkëmbur, ndërsa ura Carevo - Vasiliko do të përdoret deri në fillim të qershorit. Milloshev njoftoi se ka..

botuar më 24-05-13 11.52.PD
Galaxy Leader

Hutët lejuan që emisarë të Kryqit të Kuq ta takojnë ekuipazhin e “ Galaxy Leader”

Një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq vizitoi ekuipazhin e anijes së ngarkesave "Galaxy Leader" të rrëmbyer nga hutët jemenas më 12 maj, njoftoi agjencia Xinhua, e cituar nga BTA. Në mesin e ekuipazhit prej 25 anëtarësh, të..

botuar më 24-05-13 11.12.PD
Llëçezar Bogdanov

13 maji është Dita e Lirisë Tatimore gjatë vitit 2024

Instituti për Ekonominë e Tregut raportoi se sivjet punonjësve bullgarë iu deshën 134 ditë për të paguar borxhet e tyre ndaj thesarit të shtetit. Kjo është një datë hipotetike në të cilën do të rimbushim thesarin e shtetit nëse gjithçka që..

botuar më 24-05-13 9.59.PD