Ne ndoshta nuk do të vaksinohemi kundër Covid-19 çdo vit
Probabiliteti që çdo vit të vihet vaksina kundër Covid-19 nuk është i lartë, komentoi për Radion Kardzhali Doc. Mihaill Okolijski. Ai sqaroi se shkencëtarët vazhdojnë të kryejnë kërkime dhe vëzhgime dhe aktualisht nuk ka prova në këtë drejtim. “Lajmi i mirë është se njerëzit e parë që u vaksinuan vitin e kaluar në atë kohë ende kanë mbrojtje të mirë, një nivel të mirë të antitrupave në organizëm”, tha specialisti. Sipas tij, ekzistojnë hipoteza se koronavirusi dobësohet dhe bëhet i ngjashëm me gripin sezonal, kundër të cilit duhet të vaksinohemi çdo vjeshtë për shkak të shtameve të ndryshme.
Covid-19 lë pasoja edhe te pacientët me simptoma jo aq të rënda
Nuk ka ndonjë të sëmurë me koronavirus me simptoma të rëndë apo mesatare te i cili të mos mbeten pasoja për gjithë jetën. Këtë e tha për bTV Dr. Donço Donçev nga Akademia Mjekësore Ushtarake, i cili një vit më parë u bë vullnetar në repartin Covid, u sëmur rëndë dhe pas shërimit të tij dhuroi plazmë shtatë herë për pacientët e tjerë. “Këtë vit nuk jam optimist për pandeminë dhe preferoj të jem më skeptik dhe i përmbajtur”, tha ai. Sipas tij, secila prej tri valëve të sëmundjes kishte karakteristikat e veta dhe tani mbizotëron rutina. Ne tashmë kemi infrastrukturë të mirë, pavijone të pajisura mirë me oksigjen, i cili shpëton shumë jetë. Shpresa për t’i dhënë fund pandemisë është tek vaksinat, përfundoi Dr. Donço Donçev.
Më pak se 7 për qind janë mostrat pozitive për koronavirusin
466 raste të reja të koronavirusit u zbuluan në 24 orët e kaluara nga 7086 testet e kryera, sipas të dhënave nga Portali të Unifikuar Informativ. Mostrat pozitive janë më pak se 7 për qind. Shumica e të infektuarve rishtas janë në Sofje - 100, në Stara Zagora - 54, në Varna - 44 dhe në Plovdiv - 43.
355 njerëz u shëruan, 45 njerëz vdiqën dhe 6790 pacientë u shtruan në spital, prej tyre 670 në njësitë e kujdesit intensiv. Njëmbëdhjetë mjekë u diagnostikuan me Covid-19 dhe nga fillimi i epidemisë numri i tyre u bë 13 183. Dje, u dhanë 5755 doza vaksine. Të Imunizuarit me një dozë të dytë numërojnë 215 074 veta.
Edhe Pashkët kishte njerëz që dëshirojnë të vaksinohen
Edhe Ditën e Pashkëve në mbarë vendin mbetën të hapura të ashtuquajturat korridore të gjelbra për njerëzit që duan të vaksinohen kundër koronavirusit. Madje kishte radhë përpara disa prej spitaleve. Në kryeqytet për imunizim pranuan spitalet më të mëdha.
Autoritetet shëndetësore siguruan se vaksina ADN do të ketë për të gjithë ata që dëshirojnë.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..