Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punë të tepërt dhe një interes të gjallë për të drejtat e punës, konstatojnë ekspertët

Dr. Todor Kapitanov: Në Bullgari kushtet nuk janë të mira për realizimin e punës në distancë

Foto: arkiv

Pothuajse si me shaka juristët thonë se pas Ligjit për trafikun rrugor, ligji tjetër i shkelur më tepër në Bullgari është Kodi i Punës. Më shpesh për një  ndihmë juridike ndaj këshilltarëve ligjorë të sindikatave u drejtohen persona të cilët janë të pushuar nga puna ose janë detyruar të lënë punën e tyre, nuk kanë marrë rrogë për punën e kryer, njerëz të rinj, të cilët do të duhet të fillojnë punën e tyre të parë, ose punonjës, të cilët po i përgatisin dokumentet e veta për të dalë në pension. Viti i kaluar solli sfida të reja të papritura për të marrët në punë në pothuajse të gjitha sferat e veprimtarisë.

“Ashtu si punonjësit, dhe punëdhënësit u detyruan të njihen me shumë forma të reja të riorganizimit të punës dhe tema për mbrojtjen e të drejtave gjatë kohës së punës u bë mjaft aktuale”-thotë doktori Todor Kapitanov, ekspert në sferën e së drejtës së punës dhe krijues i platformës së specializuar  (www.mywork.bg) në ndihmë të të gjithë qytetarëve punonjës në Bullgari.

Тодор Капитанов

“Marrëdhëniet në një organizatë të punës varen kryesisht nga respektimi i kushteve të sigurta të punës, kohëzgjatja e punës e cila në kushtet e tanishme nuk llogaritet se është jashtë orarit. Një moment i ri është sindromi i të qenit gjithmonë në internet dhe pas orarit të punës, madje dhe në kohën e pushimit dhe kur shkon me pushime ti je vazhdimisht në një regjim pune. E dimë se ka mijëra platforma për komunikim, dhe kështu njeriu vet nuk mund të kontrollojë dhe të përshtatë kohën e vet të punës. Punëdhënësit shpërdorojnë me këtë gjë  që është një nga problemet e mëdha, që u azhurnua gjatë kohës së organizimit të punës në distancë në Bullgari.”

Pandemia ngriti çështje të rëndësishme, të lidhura me punën në distancë. “Doli se në Bullgari kushtet nuk janë të mira për realizimin e punës në distancë - vë në dukje Todor Kapitanov përpara Radio Bullgarisë. Shtëpitë e njerëzve nuk janë të përshtatura që të jenë një vend pune. Në zyrë njeriu disponon byro, karrige, ndriçim, organizim të punës. Në të njëjtën mënyrë kjo do të duhet të organizohet dhe në shtëpitë e njerëzve, por tek ne nuk mundëm plotësisht ta arrijmë. Përveç kësaj punëdhënësit heshtin rreth çështjes se kush duhet t’i marrë përsipër shpenzimet shtëpiake si korrent, internet e kështu me radhë, të nëpunësve të cilët punojnë në një mjedis shtëpiak. U konstatuan gjendje të shumta depresioni të punonjësve në një mjedis të mbyllur pune, mungesa e një mundësie për komunikime normale sociale dhe një izolim i madh nga jeta shoqërore. Konkluzioni është se dhe gjatë kohës së pushimit, njerëzit janë përsëri në vendin e tyre të punës. Që të gjitha këto gjëra vizatojnë një domosdoshmëri prej mekanizmave të kompensimit në legjislacionin bullgar.”

Sipas Todor Kapitanovit pozitivi më i madh në krizën e kovidit është se njerëzit panë që shëndeti dhe jeta e tyre janë më të rëndësishme. "Ata filluan të kujdesen më shumë për veten e tyre, ambientet u bënë më të pastra, filloi t’u kushtohet një vëmendje më e madhe kushteve jetike gjatë punës” - thotë eksperti i marrëdhënieve të punës.

“Më përpara rastiste të mos të respektohej e drejta për pushim mjekësor nga punëdhënësit. Kjo u ndryshua, tanimë secili i cili ndien shqetësime fizike arrin të riorganizojë ardhjen e tij në punë, përdorimin e raportit. Përsëri si pasojë e krizës u rrit kultura juridike e bullgarit. Kurse ky është një nga qëllimet e platformës sonë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD