Filmi “Unë jam përsëri këtu” për alpinistin e madh bullgar Bojan Petrov mori çmim nga edicioni i 69-të i festivalit në Trento, Itali. Këtë e njoftuan nga ekipi i filmit që u dallua me çmimin për filmin më të mirë kërkimor dhe aventurier.
Shiriti ndjek përpjekjen e alpinistit Bojan Petrov për të ngjitur Shisha Pangma, e cila doli të ishte maja e fundit në karrierën e alpinistit diabetik. Pikërisht aty Bojan u zhduk dhe nuk u gjet, megjithë operacionin e shpëtimit, njofton gazeta “24 orë”. Shisha Pangma ishte numri i 11 në listën e tij me maja 8-mijëshe. Pas tij do të vinte Everesti i lakmuar. Regjisore e filmit është Poli Gençeva, operator - Krasimir Andonov.
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..