Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mosmarrëveshje për financat e shtetit

Kirill Ananiev (majtas) dhe Asen Vasilev
Foto: BGNES

Ministri i përkohshëm i Financave Asen Vasilev dhe ish Ministri i Financave Kirill Ananiev u kundërshtuan njëri tjetrin gjatë transferimit të postit në ministri. Vasilev tha se buxheti duhej të ishte azhurnuar, njoftoi BGNES.

"Nuk ka asnjë mënyrë për të bërë një azhurnim i cili nuk do të pasqyrojë politikat dhe programet e qeverisë së re, nuk është e ndershme dhe korrekte. Të gjithë jetonim me idenë që subjektet e reja në politikë do të formonin qeveri të vet dhe program të vet, " iu përgjigj Ananiev.

Kirill Ananiev hodhi poshtë kritikat e Presidentit Rumen Radev se qeveria e vjetër e ka "kulluar thesarin" dhe theksoi se në fund të prillit buxheti ka qenë në suficit prej 67 milion euro, 4.4 miliard euro në rezerva fiskale dhe 1.6 miliard euro në fondin e pensionit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD