Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petriç Kale e prek qiellin mbi Rrafshnaltën e Avrenit

Foto: arkiv

Megjithëse mban emrin e qytetit Petriç, fortesa antike e vonë e Petriç Kale nuk ka asnjë lidhje me vendbanimin jugperëndimor. Fortifikimi është i vendosur në një tarracë të lartë prej guri në Rrafshnaltën e Avrenit, jo shumë larg kryeqytetit detar Varna.

Në të kaluarën fortesa ishte e arritshme vetëm nga jugu përmes një rripi të ngushtë shkëmbor, dhe rojet e saj natyrore ishin shkëmbinjtë e pastër dhe një luginë e thellë e pjerrët. Mbeturinat e saj mund të shihen edhe sot - pjesë e mureve dhe e ndërtesave të kështjellës, një kullë, një cisternë е madhe.

Petriç Kale u ndërtua në shekullin V-VI si pjesë e sistemit të hershëm të mbrojtjes bizantine. Gjatë Shtetit të Parë Bullgar në territorin e fortesës u ndërtuan vendbanimet e para sllave, në vitin1388 Petriç Kale u pushtua nga osmanët dhe një shekull më vonë u shkatërrua gjatë kryqëzatës së Vladislav Varnençikut. Udhëtari arab mesjetar Mohammed al-Idrisi e ka përshkruar kështjellën me fjalët "qytet i madh, i bukur dhe i pasur".

Një atraksion interesant për turistët sot janë shkallët e gjata të ndërtuara në hapësirën e ngushtë midis dy shkëmbinjve, cisterna e madhe për ujë të pijshëm dhe kryqi metalik në buzë të shkëmbinjve -i vendosur në vitin 2015 për të përkujtuar përmbytjen në fshatin Razdellna dhe si shenjë mirënjohjeje se shtëpitë e njerëzve janë ruajtur dhe nuk ka viktima.

Mund të mësoni më shumë fakte interesante rreth kalasë nga artikulli "Petriç Kale – thesari arkitekturor, që u bën përshtypje arkeologëve dhe turistëve" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv

Më shumë nga rubrika

Arra në këngët popullore dhe praktikat magjike

Arra është ndër llojet më të përhapura të pemëve në Ballkan, rritet mirë në vendet e tjera në Evropë, Azi, Amerikën Veriore dhe Jugore, etj. Në Bullgari, që në fillim të pranverës, këto pemë gjetherënëse shpejt ngarkohen me fruta të vogla jeshile...

botuar më 21-06-13 6.25.PD

Fshati i vjetër Dobërsko fsheh befasime edhe për turistët që tashmë kanë ardhur këtu

Të gjithë ata që kanë vizituar një herë fshatin Dobërsko në Bullgarinë Jugperëndimore premtojnë të kthehen përsëri, sepse kurrë nuk ka kohë të mjaftueshme për të shkuar përreth dhe për të admiruar të gjitha pamjet e fshehura këtu. Turistët..

botuar më 21-06-12 6.25.PD

Këngë për Botevin

Revolucionar, poet, gazetar, botues, gjatë jetës së vet të shkurtër Hristo Botev krijoi rreth 20 vjershash. Megjithëqë krijimtaria e tij nuk është e madhe për nga vëllimi edhe më sot ajo konsiderohet një majë në letërsinë bullgare. Emocionuese dhe..

botuar më 21-06-02 6.05.PD