Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Me Radio Bullgarinë jemi partnerë të mirë

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: Ani Petrova

Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare /BNR/ Nënresidentja Ilijana Jotova theksoi rolin e madh të Radio Bullgarisë në drejtim të komunikimit me bullgarët jashtë vendit. "Ne jemi bashkëmendimtarë dhe partnerë shumë të mirë, deri diku konkurrojmë njëri-tjetrin dhe në këtë garë lindim iniciativa shumë të mira," tha ajo.

Nënpresidentja Ilijana Jotova e falënderoi radion kombëtare për mësimet falas, përmes të cilave bullgarët nga vendet spanjishtfolëse e mësojnë gjuhën e tyre amtare tashmë disa muaj.

Nënpresidentja foli gjithashtu për disa nisma virtuale gjatë pandemisë Covid -19: "Të gjitha kombet janë lakuriqe pa libra", në të cilën mbi 500 fëmijë nga komunitetet bullgare jashtë vendit festuan Ditën e Alfabetit dhe Kulturës Bullgare, duke recituar poezi; Nisma "Bullgaria e Zgjuar" e cila inkurajoi bashkatdhetarët tanë të tregojnë për marrëdhëniet e tyre me atdheun përmes një regjistrimi video; takimet me intelektualë bullgarë jashtë shtetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD