Për herë të 13-të Ministria e Arsimit dorëzoi çmimet “Pitagor” për kontributin në zhvillimin e shkencës bullgare.
Dr. Venelin Todorov dhe Dr. Maria Ivanovska u vlerësuan në kategorinë "Shkencëtar i Ri". Todorov merret me modelim matematikor, kurse Ivanovska studion diagnozën e stresit akut dhe kronik dhe ndryshimet që ndodhin në sistemin imunitar. Shkolla e Lartë Detare "Nikolla Vapcarov" mori çmimin për ekip shkencor me rezultate për të mirën e shoqërisë. Në kategorinë e re - për zgjidhjen e sfidave publike, u dekorua Prof. Ivajllo Tërnev. Ai ka kontribut për aplikimin e profesionit "Ndërmjetësuesi Shëndetësor". Prof. Dr. Svetlla Danova gjithashtu mori një çmim për përparim në shkencë për studimin e aplikimit të baktereve të acidit laktik.Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..