Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prioritet për Sofjen është rivendosja e besimit me Shkupin

Ministri Svetllan Stoev
Foto: BGNES

Vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë në thelbin e politikës së jashtme të qeverisë teknike, tha Ministri i Jashtëm i përkohshëm Svetllan Stoev gjatë prezantimit të ekipit të tij. Rivendosja e besimit dhe dialogut me Maqedoninë Veriore është një prej prioriteteve. Ballkani Perëndimor mbetet në fokusin e bisedimeve mbi Procesin e Berlinit më 8 qershor.

Zëvendës Ministri Rumen Aleksandrov do të jetë përgjegjës për kornizën negociuese me Shkupin. "Qëllimi është të arrijmë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në marrëdhëniet midis dy vendeve," theksoi ministri.

Tashmë 16 vende kanë rënë dakord të zhvillojnë zgjedhjet parlamentare në territorin e tyre më 11 korrik. Në Turqi do të ketë votim makine në 46 nga 57 seksionet. Bullgarët do të votojnë me makina në gjithsej 24 shtete, tha Stoev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetar të Gjakut, sot në vend po organizohen aksione të dhurimit të gjakut. Ekspertët nga Organizata Bullgare për Dhurimin Vullnetar të Gjakut theksojnë se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të..

botuar më 24-06-14 12.31.MD

Një stuhi e fortë në Sofje dhe Bansko theu pemët dhe mbylli rrugët

Pas stuhisë së fortë të mbrëmshme, ekipet e Drejtorisë së “Asistencës dhe Parandalimit Emergjent” të Bashkisë Metropolitane po heqin degët dhe pemët e thyera nga rrugët. Për momentin vazhdojnë punën tetë ekipe të Drejtorisë. Një erë e fortë me..

rinovuar më 24-06-14 10.55.PD

Parashikimi i motit për 14 qershorin

Ditën e premte në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me erë mesatare. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, por intensive, dhe vranësira. Në Bullgarinë Juglindore ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-13 7.35.MD